VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR ROMANAT-PLEPA
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR ROMANAT-PLEPA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Romanat-Plepa, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 2 190 (dy mijë e njëqind e nëntëdhjetë) m2, tokë arë, të vlerësuar me çmimin 662 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë e dy) lekë/ m2, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 1 449 780 (një milion e katërqind e dyzet e nëntë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë) lekë.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 382 500 (treqind e tetëdhjetë e dy mijë e pesëqind) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 1 449 780 (një milion e katërqind e dyzet e nëntë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë) lekë, të përballohet nga buxheti i vitit 2008, zëri “Shpronësime”, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
6. Shpronësimi të fillojë më 30.12.2008 dhe të përfundojë më 30.3.2009.
7. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhen këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim ZRPP”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likuidimin e pronarëve, në bazë të dokumentacionit të pronësisë.
9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA24/12/2008