E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA ZGJERIMI I STADIUMIT, NË BASHKINË E RROGOZHINËS

V E N D I M

 

 PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA ZGJERIMI I STADIUMIT, NË BASHKINË E RROGOZHINËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

1.             Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga zgjerimi i stadiumit , në bashkinë e Rrogozhinës, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij këtij vendimi.

2.             Masa e shpërblimit të pronarit të pasurisë, pronë private, me sipërfaqe 80 (tetëdhjetë) m2, tokë/arë, dhe 40 (dyzet) m2 ndërtesë, që shpronësohet,  është 1 800 000 (një milion e tetëqind mijë) lekë.

3.             Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Rrogozhinës, planifikuar në buxhetin e vitit 2008.

4.             Afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit të jetë tre muaj nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

5.             Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga bashkia e Rrogozhinës.

6.             Afati i përfundimit të punimeve, në objektin “Zgjerimi i stadiumit” të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga kjo bashki, për realizimin e këtij projekti.

7.             Shpronësimi bëhet në favor të bashkisë së Rrogozhinës. Regjistrimi i ri i pasurisë, 80 (tetëdhjetë) m2, tokë/arë, dhe 40 (dyzet) m2, ndërtesë, të bëhet brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi e këtij vendimi.

8.             Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia e Rrogozhinës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA


25/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›