VENDIM PËR SIGURIMIN E JETËS SË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA, TË DËRGUAR ME MISIONE USHTARAKE JASHTË VENDIT
V E N D I M
PËR
SIGURIMIN E JETËS SË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA, TË DËRGUAR ME MISIONE USHTARAKE JASHTË VENDIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 5, të nenit 6, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake, shqiptare jashtë vendit”, dhe të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me INSIG, sha-në, të bëjë sigurimin e jetës nga aksidentet në grup të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që janë me mision ushtarak jashtë vendit, me fondet e parashikuara në buxhetin e vitit 2009, miratuar për këtë ministri.
2. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe INSIG, sha-ja, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
22/04/2009