E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.207, DATË 9.5.2002, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PUNËVE TË VËSHTIRA OSE TË RREZIKSHME”

V E N D I M

PËR

 

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.207, DATË 9.5.2002, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PUNËVE TË VËSHTIRA OSE TË RREZIKSHME”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 84, pika 3, 90 e 100, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

                                     V E N D O S I:

1.      Në pikën 3, të vendimit nr.207, datë 12.7.2002, të Këshillit të Ministrave, të shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:

“Punëdhënësit dhe punëmarrësit, me marrëveshje dypalëshe për këto vende pune, parashikojnë që kohëzgjatja maksimale javore e punës të mos kalojë 48 orë në javë, përfshirë në këtë kohëzgjatje edhe orët shtesë të punës.”.

2.      Ngarkohet Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për kontrollin e zbatimit të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI BERISHA


22/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›