E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN GURRË, TË QARKUT TË DIBRËS

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN GURRË,  TË QARKUT TË DIBRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Gurrë, të qarkut të Dibrës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 47 (dyzet e shtatë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 296 (dyqind e nëntëdhjetë e gjashtë).

2.     Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


22/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›