E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VENDORET/ PS fiton në 52 bashki, “BF” merr 7 bashki! Në Tiranë, Veliaj shumë pranë fitores

Partia Socialiste ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet e 14 majit, edhe në bastione që historikisht kanë qenë të djathta. Pas 30 vitesh Kamza dhe Shkodra janë veshur rozë, ndërsa deri tani PS shënon fitoren në 52 bashki, dhe kryeson në bashkinë e vetme të mbetur, që është dhe më e madhja, ajo e Tiranës. 

Kandidati i Partisë Socialiste, Erion Veliaj ka marrë 158523 vota, duke qenë në një diferencë prej 58287 me kandidatin e Bashkë Fitojmë Belind Këlliçi, i cili  ka siguruar 100236 vota.

Më 14 maj, Erion Veliaj kërkoi mandatin e tretë, për të cilin me rezultatet e arritura në 940 QV, duket se është shumë pranë finishit.

Në Shkodër Benet Beci fitoi kundrejt demokratit Bardh Spahia, kryetari aktual i bashkisë me një diferencë mbi 11 mijë vota.

Nga ana tjetër koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka arritur të fitojë 7 bashki, ndërsa Partia Demokratike nuk ka mundur të fitojë asnjë nga 14 bashkitë ku garonte duke dalë forcë e tretë.

Në Tiranë Erion Veliaj i PS-së i cili kërkon në këto zgjedhje një mandat të tretë kryeson me 58287 vota kundrejt Belind Këlliçit të “Bashkë Fitojmë”.    

Sakaq, sa i përket pjesëmarrjes, kanë votuar 987718 nga 261354 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.

Bashkitë ku ka përfunduar numërimi 

Bashkitë e fituara nga PS

  1. Bashkia Elbasan fiton Gledjan Llatja
  2. Bashkia Prrenjas fiton Nuri Belba
  3. Bashkia Belsh fiton Arif Tafani
  4. Bashkia Gramsh fiton Besion Ajazi
  5. Bashkia Cërrik fiton Andis Salla
  6. Bashkia Librazhd fiton Mariglen Disha
  7. Bashkia Peqin fiton Bukurosh Maçi
  8. Bashkia Kamëz fiton Rakip Suli
  9. Bashkia Vorë fiton Blerim Shera
  10. Bashkia Rrogozhinë fiton Edison Memolla
  11. Bashkia Shijak fiton Elton Arbana
  12. Bashkia Krujë fiton Artur Bushi
  13. Bashkia Vlorë fiton Ermal Dredha
  14. Bashkia Delvinë fiton Besmir Veli
  15. Bashkia Konispol fiton Egest Dule
  16. Bashkia Sarandë fiton Oltion Çaçi
  17. Bashkia Selenicë fiton Nertil Bellaj
  18. Bashkia Shkodër fiton Benet Beci PS
  19. Bashkia Gjirokastër fiton Flamur Golemi PS
  20. Bashkia Përmet fiton Alma Hoxha
  21. Bashkia Dropull fiton Dhimitraq Toli
  22. Bashkia Tepelenë fiton Tërmet Peçi
  23. Bashkia Këlcyrë fiton Klement Ndoni
  24. Bashkia Libohovë fiton Leonard Hide
  25. Bashkia Dibër fiton Rahim Spahiu
  26. Bashkia Mat fiton Agron Malaj
  27. Bashkia Bulqizë fiton Festime Mjeshtri
  28. Bashkia Klos fiton Valbona Kola
  29. Bashkia Lezhë fiton Pjerin Ndreu
  30. Bashkia Tropojë fiton Rexhë Byberi
  31. Bashkia Skrapar fiton Adriatik Mema
  32. Bashkia Kuçovë fiton Kreshnik Hajdari
  33. Bashkia Dimal fiton Juliana Memaj
  34. Bashkia Poliçan fiton Adriatik Zotkaj
  35. Bashkia Fier fiton Armando Subashi
  36. Bashkia Mallakastër fiton Qerim Ismailaj
  37. Bashkia Lushnje fiton Eriselda Sefa
  38. Bashkia Divjakë fiton Josif Goreja
  39. Bashkia Roskovec fiton Majlinda Bufi
  40. Bashkia Patos fiton Fation Duro
  41. Bashkia Pustec fiton Pali Kolefski
  42. Bashkia Kolonjë fiton Erion Isai
  43. Bashkia Korçë fiton Sotiraq Filo
  44. Bashkia Maliq fiton Gëzim Topçiu
  45. Bashkia Devoll fiton Eduard Duro
  46. Bashkia Durrës fiton Emirjona Sako
  47. Bashkia Pogradec fiton Ilir Xhakolli
  48. Bashkia Malësi e Madhe fiton Tonin Marinaj
  49. Bashkia Kukës fiton Safet Gjici
  50. Bashkia Konispol fiton Ergest Dule
  51. Bashkia Berat fiton Ervin Demo
  52. Bashkia Kurbin fiton Majlinda Cara

Bashkitë e fituara nga “Bashkë Fitojmë”

  1. Bashkia Himarë fiton Fred Beleri BF (50.12%)
  2. Bashkia Pukë fiton Rrok Dodaj BF (58.13%)
  3. Bashkia Fushë Arrëz fiton Hil Curri BF (58.99%)          
  4. Bashkia Memaliaj fiton Albert Malaj
  5. Bashkia Mirditë fiton Albert Mëlyshi
  6. Bashkia Has fiton Miftar Dauti
  7. Bashkia Kavajë fiton Fiskin Qosja i BF

Në Finiq ka fituar Romeo Çapuli i “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”, me 38.59% të votave.

Numërimi nisi prej orës 23:00 të ditës së djeshme (14 maj). Dje u përfundua numërimi në Elbasan, Vorë dhe Kamëz, ku votimi ishte elektronik

RTSH 24 vijon që prej orës 07:00 të ditës së djeshme (14 maj) me transmetim maratonë me raportime të drejtpërdrejta nga e gjithë Shqipëria. 

Zhvillimet minutë pas minuti

Ora 07:32/ Vijon numërimi i votave në Malësi të Madhe, kandidati socialist, Tonin Marinaj ruan epërsinë

Kanë mbetur 8 qendra e fundit të votimit për t’u numëruar në Malësi të Madhe, ndërsa kandidati socialist, Tonin Marinaj ruan epërsinë ndaj atij të “Bashkë Fitojmë”, Isa Ramaj. Marinaj ka marrë deri më tani 57.41% të votave, ndërsa Ramaj ka marrë 42.59% të votave.

Ora 07:20/ Mbyllet numërimi i votave në Kurbin, Majlinda Cara e PS fituese

Majlinda Cara, kandidate e Partisë Socialiste, ka fituar garën elektorale të 14 majit në bashkinë e Kurbinit. Cara do të jetë tashmë kryetarja e bashkisë së Kurbinit për 4 vitet e ardhshme, ndërsa diferenca me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka qenë shumë e ngushtë. Cara mori 51.22% të votave, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Behar Haxhi mundi të marrë 48.78% të votave.

Ora 05: 40 12 Këshillat Bashkiakë që nuk kanë çelur ende numërimin e votave

Janë 12 këshilla bashkiakë të cilat nuk kanë nisur ende procesin e numërimit të votave. Malësia e Madhe, Finiqi, Vau i Dejës, Kuksi, Dibra, Lezha, Kurbini, Kruja, Devolli, Kavaja, Belshi, Divjaka nuk e kanë çelur procesin e numërimit të votave për këshillat bashkiakë.

Ora 04: 50  Kutia e fundit për Tiranën, Erion Veliaj kryeson me 58287 vota ndaj Këlliçit, shumë pranë ‘vulosjes’ së fitores

Ka mbetur vetëm një kuti për numërim për Bashkinë e Tiranës. Deri në orën 04:30 janë numëruar 940 Qendra Votimi nga 941 që janë në total. Kandidati i Partisë Socialiste, Erion Veliaj ka marrë 158523 vota, duke qenë në një diferencë prej 58287 me kandidatin e Bashkë Fitojmë Belind Këlliçi, i cili ka siguruar 100236 vota.

Më 14 maj, Erion Veliaj kërkoi mandatin e tretë, për të cilin me rezultatet e arritura në 940 QV, duket se është shumë pranë finishit.

Partia Socialiste ka marrë 3 bashki në qarkun e Tiranës, të Vorës, Kamzës dhe Rrogozhinës, ndërsa humbi Bashkinë e Kavajës, fitorja e së cilës u shënua nga kandidati i Bashkë Fitojmë Fisnik Qosja.

Ora 03: 21 PS kryeson në 6 Këshillat Bashkiakë të qarkut Berat, mbyllet numërimi në Poliçan

Partia Socialiste ka siguruar shumicën e mandateve për Këshillat Bashkiakë në qarkun e Beratit. 20 mandate ka marrë PS në Këshillin Bashkiak të Beratit, ndërsa pas saj renditet Bashkë Fitojmë me 7 mandate. Por teksa kanë mbetur edhe 35 Qendra Votimi për t’u numëruar, PD ka marrë 3 mandate në Këshillin Bashkiak të Beratit.

Ndërkohë procesi i numërimit për Këshillin Bashkiak të Poliçanit ka përfunduar në të 22 Qendrat e Votimit, ku PS ka siguruar 13 mandate, dhe nga një mandat Bashkë Fitojmë dhe PSD.

Ka mbetur dhe një Qendër Votimi për t’u numëruar për Këshillin Bashkiak të Skraparit, ku nga 22 Qendra Votimi, PS ka marrë 8 mandate, Bashkë Fitojmë 5 mandatë dhe PR me PSD nga 1 mandat secila.

Po ashtu, për Këshillat Bashkiakë të Dimalit dhe Kuçovës, PS dominon në marrjen e mandateve. Konkretisht në Dimal nga numërimi i 3 Qendrave të Votimit nga 49 që janë në total, PS ka marrë 11 mandate, Bashkë Fitojmë 3 mandate, PD 3 mandate, PR dhe PSD nga 2 mandate; ndërsa në Kuçovë ku kanë mbetur ende dhe 42 Qendra Votimi për t’u numëruar, PS ka marrë 17 mandate, Bashkë Fitojmë 8 mandate dhe PD 3 mandate.

Ora 03: 08 Vijon numërimi për Këshillat Bashkiak në Fier

Vijon numërimi për Këshillin Bashkiak për Fierin. Nga 224 qendra votimi që janë në total, janë numëruar deri tani 63 qendra votimi, ku marrin pjesë 11 subjekte zgjedhore, nga të cilat Partia Socialiste ka siguruar deri tani 31 mandate.

Renditja për Këshillat Bashkiak:

Bashkë Fitojmë 6 mandate

Partia Socialdemokrate 5 mandate

Partia Demokratike 5 mandate

Aleanca Liberale e Djathtë 2 mandate

Partia Demokracia Sociale 1 mandat

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 1 mandat

Ora 02:55 Këshillat në Qarkun Lezhë/ PS dhe PSD me nga 4 mandate në Mirditë, BF dhe PD me nga 2 mandate

Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate kanë siguruar 4 mandate në Këshillin Bashkiak të Mirditës, ku ka përfunduar numërimi i 18 Qendrave të Votimit nga 48 që janë në total.

Bashkë Fitojmë, Partia Demokratike, Aleanca Progresiste LZHK dhe Fryma e Re Demokratike kanë marrë nga 2 mandate secila.

Ndërkohë për Këshillin Bashkiak të Lezhës dhe të Kurbinit, procesi i numërimit nuk ka nisur ende.

Ora 02: 03 Vijon numërimi për Këshillat Bashkiak në Sarandë

Vijon numërimi për Këshillin Bashkiak për Sarandën. Nga 52 qendra votimi që janë në total, janë numëruar deri tani 6 qendra votimi, ku marrin pjesë 19 subjekte zgjedhore, nga të cilat Partia Socialiste ka siguruar deri tani 11 mandate.

Renditja për Këshillë Bashkiak:

Bashkë Fitojmë 5 mandate

Partia Lëvizja e Legalitetit 2 mandate

Partia Demokratike 2 mandate

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 2 mandate

Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë 1 mandat

Partia Republikane Shqiptare 1 mandat

Aleanca Liberale e Djathtë 1 mandat

Partia Socialdemokrate 1 mandat

Fryma e Re Demokratike, Aleanca Arbnore Kombëtare 1 mandat             

Partia Balli Kombëtar 1 mandat

Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen 1 mandat

Ibrahim Bajrami 1 mandat

Ora 01:57 Këshillat për Qarkun Shkodër/ PS kryeson në Shkodër, PSD merr 3 mandate në Pukë dhe Fushë-Arrëz

Janë numëruar 34 Qendra Votimi për Këshillin Bashkiak të Shkodrës, ku shumicën e mandateve e ka marrë Partia Socialiste. Kjo e fundit ka siguruar 17 mandate, më pas renditet Bashkë Fitojmë me 12 mandate, dhe Partia Socialdemokrate me 10 mandate. Ndërsa Partia Demokratike ka marrë 6 mandate.

Partia Socialdemokrate ka siguruar 3 mandate në Këshillin Bashkiak të Pukës, nga numërimi i 18 Qendrave të Votimit. Kanë mbetur ende dhe 2 Qendra Votimi për t’u numëruar, por deri në këto momente, Partia Socialiste dhe Bashkë Fitojmë kanë siguruar secila nga 2 mandate, ndërsa Partia Demokratike 1 mandat.

Shumicën e mandateve për Këshillin Bashkiak të Fushë-Arrëzit e kanë marrë Partia Agrare Ambientaliste dhe Partia Socialdemokrate, me nga 3 mandate secila. Ndërsa Partia Socialiste ka marrë 2 mandate dhe Bashkë Fitojmë me PD secila nga një mandat.

Ora 01: 38 Këshillat/ Kukësi ende nuk ka çelur numërimin, PS dominon në Tropojë dhe Has

Numërimi i votave për Këshillin Bashkiak të Kuksit nuk ka nisur ende. Sakaq, pesë mandate janë siguruar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak të Tropojës. Nga numërimi i 9 Qendrave të Votimit, Bashkë Fitojmë ka marrë 4 mandate, ndërsa PD ende asnjë mandat. Ndërkohë kanë mbetur edhe 28 Qendra Votimi për t’u numëruar.

Për Këshillin Bashkiak të Hasit, ku janë numëruar 19 Qendra Votimit, nga 28 që janë në total, Partia Socialiste ka siguruar 4 mandate. Koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë 3 mandate, ndërsa Partia Demokratike 1 mandat.

Ora 00:51 Këshillat/ PS kryeson në Qarkun e Dibrës, BF renditet forcë e tretë

Bashkia e Dibrës nuk e ka nisur ende procesin e numërimit për këshillin bashkiak, ndërsa Bashkia Mat po vijon procesin e numërimit, ku PS ka marrë 9 mandate, Bashkë Fitojmë 2 mandate, PD 2 mandate, PSD 3 mandate, PAA 1 mandat, PDS 1 mandat, FRD 1 mandat, PGJ 1 mandat dhe LRE 1 mandat. Në Mat janë numëruar 23 Qendra Votimit nga 49 që janë në total, dhe sikurse shihet në tabelë, PS ka marrë shumicën e mandateve deri në këto momente.

Sa i përket këshillit Bashkiak të Klosit, nga 15 Qendra Votimi të numëruara nga 27 që janë në total, Partia Socialiste ka siguruar 6 mandate, Bashkë Fitojmë ka marrë 3 mandate, dhe Partia Demokratike vetëm 1 mandat.

Partia Socialiste ka siguruar në këshillin bashkiak të Bulqizës 11 mandate, Bashkë Fitojmë 2 mandate, ndërsa Partia Demokratike asnjë mandat. Deri në këto momente janë numëruar 7 Qendra Votimi nga 49 që janë në total.

Ora 00: 49  Vijon numërimi për Këshillat Bashkiak në Vlorë, Partia Socialiste kryeson me 59.91%

Vijon numërimi për Këshillin Bashkiak për Vlorën. Nga 226 qendra votimi që janë në total, janë numëruar deri tani 191 qendra votimi, ku marrin pjesë 13 subjekte zgjedhore, nga të cilat Partia Socialiste ka siguruar 33 mandate, Bashkë Fitojmë 9 mandate, Partia Demokratike 3 mandate,  Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 2 mandate, Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë 1 mandat, Partia Republikane Shqiptare 1 mandat, Partia Demokracia Sociale 1 mandat, Aleanca Progresiste L.ZH.K 1 mandat

Ora 00:20 4 Qendra Votimi për t’u numëruar në Kurbin, Cara kryeson me 591 vota ndaj Haxhiut

Kanë mbetur ende dhe 4 Qendra Votimit për t’u numëruar në Kurbin, për të vulosur kështu kryetarin e ardhshëm të kësaj Bashkie.

Nga numërimi i 70 QV-ve, rezulton në avantazh Partia Socialiste me kandidaten Majlinda Cara e cila kryeson me 591 vota ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Behar Haxhiu.

Ky i fundit ka marrë 10192 vota, ndërsa Cara 10783.

Ora 00: 19 KËSHILLAT BASHKIAKË/ Vijon numërimi për Korçën kryeson Partia Socialiste

Vijon numërimi për Këshillin Bashkiak për Korçën. Nga 158 qendra votimi që janë në total, janë numëruar deri tani 61 QV, ku marrin pjesë 15 subjekte zgjedhore, nga të cilat Partia Socialiste ka siguruar 23 mandate, Bashkë Fitojmë 9 mandate, Partia Demokratike 2 mandate,  Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë 2 mandate, Partia Republikane Shqiptare 1 mandat, Partia Socialdemokrate 1 mandat dhe Aleanca Arbnore Kombëtare 1 mandat.

Ora 00: 07 Vijon numërimi për Këshillin Bashkiak të Durrësit, PS merr 30 mandate, BF 11 mandate, dhe PD 4 mandate

Vijon numërimi për këshillin Bashkiak të Durrësit. Nga 342 qendra votimi që janë në total, janë numëruar 17 QV, ku marrin pjesë 40 subjekte zgjedhore, nga të cilat Partia Socialiste ka siguruar 30 mandate, Bashkë Fitojmë 11 mandate, 4 mandate PD,  3 mandate PAA, 1 mandat PSD dhe 2 mandate PDIU.

30 mandatet e fituara nga Partia Socialiste:

Rolant Xhelilaj

Ana Dhamo

Ani Dyrmishi

Xhiliola Doçi

Munir Konedha

Alndeida Rroshi

Alfred Mullaraj

Jonada Mamo

Jurgen Zaza

Elisabeta Mataj

Ervis Bekteshi

Suada Curri

Denis Lika

Alketa Ngjeçi

Ilir Paja

Klementina Meçi

Llesh Çuni

Anila Kapidani

Franc Tragaj

Nurije Gjoni

Hekuran Markola

Silvana Agasi

Aldo Çelaj

Denisa Luarasi

Dorian Isaj

Marsida Feshti

Dritan Rakipi

Joniada Musaraj

Kastriot Xhongoli

Periana Kotri

11 mandatet e fituara nga Bashkë Fitojmë

Ardian Muka

Edlira Shemsi

Luan Nezha

Kontjana Kuçi

Dritan Burgija

Manjola Luku

Ermal Braholli

Zhuljeta Ngota

Arlind Boshku

Arjeta Keçi

Bledar Prizreni

3 mandate nga PAA

Erald Dalipi

Xhojana Gjineci

Renald Koka

1 mandat nga PSD

Flutura Kasa

4 mandate nga PD

Jonuz Myshketa

Edlira Devolli

Sami Osmani

Blerina Reçi

Ora 23:29 Përfundon numërimi i votave në Kavajë, Shameti: Bashkë Fitojmë fitues me 1700 vota diferencë nga PS

Kavaja ka përfunduar procesin e numërimit të votave për kryetar bashkie. Gazetarja Melisa Shameti ka raportuar nga Kavaja, ku ka bërë me dije se Bashkë Fitojmë ka organizuar një festë për fitoren e kandidatit të Bashkë Fitojmë Fisnik Qosja, me 1700 vota diferencë nga kandidati i Partisë Socialiste Redjan Krali.

Shameti po ashtu tha se më 16 maj do të nisë dhe numërimi i votave për këshillin bashkiak të Kavajës.

“Mbaroi numërimi. Janë dy tavolinat e fundit që po fusin në zarf dhe të vulosin bashkë me kodet. E fundit ishte Luzi 12 kutitë e fundit. Deri më tani nuk kemi informacion përfundimtar por më shumë se 1700 vota diferencë është fitues kandidati Fisnik Qosja. Deputeti i Pjesës së Rithemelimit Ervin Salianji organizoi një festë dhe shtabi shkoi të festonte.

Nesër nis numërimi i votave për këshillin bashkiakë ku janë 31 emra ndërkohë që kandiduar 352 emra dhe janë 11 parti që marrin pjesë. Pritet të ketë numërim të gjatë”, tha Shameti.

Ora 23: 15 Vijon numërimi, në Malësi të Madhe kryeson PS me 57.4%, në Kurbin PS me 51.2%

Në Bashkinë Malësi të Madhe janë numëruar 64 nga 72 kuti dhe kandidati i Partisë Socialiste e Shqipërisë Tonin Marinaj kryeson me 7985 vota ose 57.41%, ndaj kandidatit të Partisë “Bashkë Fitojmë” Isa Ramaj i cili ka deri me tani 5923 vota apo 42. 59%.

Ora 23: 10 KQZ: KZAZ që ndërpresin numërimin për këshillat bashkiakë, të rifillojnë nesër në orën 07:00

KQZ ka urdhëruar KZAZ-të të cilat ndërpresin numërimin e votave për këshillin bashkiakë, të marrin masa organizative për të rinisur me procesin jo më vonë se ora 07:00 e datës 16 maj dhe ta përfundojnë atë jo më vonë se ora 16:00 po e kësaj date.

Ora 21: 48 Qarku i Dibrës, PS fiton të katërta bashkitë, Balluku: Përbënin sfida të mëdha, të gjitha premtimet do të realizohen

Qarku i Dibrës, që përmbledh bashkitë Mat, Klos, Bulqizë dhe Peshkopi, është dominuar tërësisht nga socialistët në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një dalje publike, drejtuesja politike e qarkut Belinda Balluku, e shoqëruar nga të katër kryebashkiakët fitues, Rahim Spahiu (Dibër) Agron Malaj (Mat) Festime Mjeshtri (Bulqizë) dhe Valbona Kola (Klos), ka nënvizuar se të 4 bashkitë janë nga më të rëndësishmet në vend dhe përbënin sfida të mëdha.

“Prej kohësh ka pasur ndryshime kryetarësh bashkishë. Rahim Spahiu, që fitoi si kryebashkiak në Dibër, fitoi zemrën e dibranëve dhe bëri për vete qytetarët. Rahimi ka bërë punë që nuk janë bërë në 30 vite. Dibranët skeptikë i ka bërë për vete. Kemi dëgjuar, jemi munduar të kuptojmë hallet e qytetarëve. Ai i bëri njerëzit të ndihen të rëndësishëm dhe vendimarrës. Kemi arritur një numër rekord votash. Rahimi do të bëjë akoma më shumë. Dibra ka potenciale të mëdha.”- deklaroi Balluku.

Spahiu, nga ana e tij, ka falenderuar të gjithë dibranët për fjalën e tyre që e dhanë me votë.

“Të gjitha premtimet që kam bërë do t’i bëj realitet së bashku me kryeministrin Rama”- theksoi ai.

Ora 21.47/ PS fiton 5 bashkitë e qarkut Berat, Çuçi: Qytetarët iu dhanë besimin, tani flisni me punën tuaj

Drejtuesi politik i qarkut Berat, Bledi Çuçi ka uruar të 5 kryetarët e rinj të bashkive të këtij qarku që u fituan nga Partia Socialiste.

Çuçi tha se qytetartë folën dhe se tani e kanë radhën veprat dhe punët e mirë në këto bashki.

“Falenderoj ekipin në qarkun e Beratit që ja dolëm të fitojmë bashkitë.  Berati tregoi me votë masive për ndryshimin. Ju uroj punë të mbarë të 5 kryetarëve të bashkive, fjalën e kanë veprat dhe punët”, tha Çuçi.

Ervin Devo i cili fitoi bashkisë Berat tha se do punojë për qytetarët dhe të ecë para për transformimin pasi sipas tij ditët më të mira Berati i ka përpara. 

“Berati përfaqëson vlerat dhe mesazhi më i ri është se kjo që ndodhi në këto zgjedhje. Në fund të ditës u zgjidh administratori më i mirë i bashkisë së tyre dhe ky mesazh u dha”, tha ai

Adriatik Mema fitoi në bashkinë Skrapar ku u shpreh i lumtur që iu dha besimi në Skrapar për një mandat të dytë.

“Shpreh mirënjohjen time për të gjithë e më besuan mua dhe kjo është një përgjegjësi e madhe për mua për t’iu shërbyer me dinjitetin që ju takon dhe të vijojmë me frymën transformuese që kemi nisur në Skrapar”, tha ai.

Juliana Memaj e cila fitoi në Bashkinë Dimal tha se “ është një sfidë dhe kënaqësi të jesh në shërbim të qytetarëve të Dimalit, dhe do e transformojmë më tej qytetin”

Kreshnik Hajdari i cili fitoi Bashkinë Kuçovë shprehu vlerësimet që e votuan.

“Do vijojmë para më PS dhe zhvilluam një fushatë të qetë dhe na ngelet vetëm të punojmë fort që të vëmë në jetë angazhimet që u premtuam qytetarëve”

Në bashkinë Poliçan fitoi Adriatik Zotkaj.

Ora 21.18/ PS fiton 50 bashki, ende në numërim Kurbini, Kavaja dhe Tirana

Ka përfunduar numërimi në bashkitë Durrës, Pogradec, Malësi e Madhe, Kukës dhe Konispol, që janë fituar nga PS.

Kjo e çon PS në 50 bashki të fituara.

Numërim ka mbetur ende në Kurbin ku procesi vijon të jetë i pezulluar për shkak të tensioneve, në Kavajë, ku kryeson kandidati I “Bashkë Fitojmë” dhe në Tiranë, ku Erion Veliaj kryeson me mbi 47 mijë vota plus. 

Ora 20.51 Qarku i Durrësit, PS fiton në 3 bashki, Sako: Vota është një detyrim për të realizuar projektet madhore

Socialistët kanë fituar 3 bashki në qarkun e Durrësit duke filluar që nga vetë qyteti port, Shijaku dhe Kruja. Në një dalje publike, 3 kryebashkiakët e zgjedhur si ai në Krujë Artur Bushi, në Shijak, Elton Arbana dhe në Durrës, Emiriana Sako, kanë nënvizuar se fitorja në këto bashki rikonfirmon jo vetëm se PS është forcë e parë politike, por dhe se qytetarët kanë vendosur të vijojnë të ecin përpara.

Sipas tyre, vota është një detyrim për të realizuar projektet madhore, si dhe për ta kthyer Durrësin në qendrën kryesore në Ballkan.

“Jam e privilegjuar për votëbesimin që më dhanë qytetarët e Durrësit, socialistët etj. Durrësi, me projektet madhore, do të hap një kapitull të ri. Që nesër nis puna për sezonin e ri turistik”- deklaroi kryebashkiakja e Durrësit, Sako.   

Ora 20.30/ PS fiton Lezhën, Manja: Qytetarët ndëshkuan gjuhën fyese të kundërshtarit! Ndreu: Lezhianët treguan se duan punën

Drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Ulsi Manja ka uruan fitoren e Pjerin Ndreut për një mandat të dytë në krye të Bashkisë Lezhë.

Manja tha se vota e qytetarëve ishte një votë ndëshkuese ndaj modelit të kundërshtarit që përdori gjuhë fyese dhe përçarëse në fushatë.

“Me thënë të drejtën fitoja më ka shijuar pa masë, jo se ishte fitore e pastër spektakolare, por qytetarët i thanë stop një modeli të gjuhës fyese dhe përçarëse dhe ndasive krahinore. Kundërshtarët tanë betoheshin se do përcjellim Pjerin Ndreun dhe Ulsi Manjën deri te ura e Milotit, por Lezha foli qartësisht jo vetëm për Pjerinin por dha një votë ndëshkuese për këtë model politike”, tha Manja.

Pjerin Ndreu tha se “Na duhet shumë punë që të rreshtohemi mes qyteteve më të bukura të Shqipërisë. Sot treguam se Lezha nuk është një skuadër njerëzish që shkojnë djathtas pa lidhje, por shkojnë pas punës, pas zhvillimit”.

Ora 20.00/ PS fiton Rrogozhinën, Veliaj: Qytetarët e dhanë mesazhin, të përveshim mëngët! Memolla: I përulur  

Partia Socialiste ka fituar bashkinë Rrogozhinë, ku kryetari i saj Edison Memolla është uruar edhe nga drejtuesi politik i qarkut Tiranë, Erion veliaj

Veliaj tha se diferenca mes kundërshtarëve ishte vetëm 23 vota dhe se këtë mesazh të qytetarëve duhet ta kuptojmë dhe të punojmë fortë.

“Mesazhi qe na dha Rrogozhina është që të jemi me këmbë në tokë pasi me 23 vota plus tregon se duhet të përveshim mëngët. Ta lexojmë mesazhin e qytetarëve sa më të përulur dhe mëngë përveshur që ti shërbejmë atyre dhe të rrisim cilësinë e punës tonë”, tha Veliaj.

Fituesi Edison Memolla u ndie i përulur dhe tha se mesazhi i qytetarëve do të përkthehet në shërbime më të mira.

“Pavarësisht fitores mesazhin e kemi marrë dhe ky është që të ulim kokën dhe të punojmë më fortë. Pas 4 vitesh do kemi zgjedhje edhe atyre që nuk na votuan do u tregojmë që ne kemi punuar. Jam i përulur të bëjë punën për të gjithë qytetin”, tha ai.

Edion Memolla mori 50.11 % të votave, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha mori 49.89 % të votave

Ora 19.43/ Fitoi në Gjirokastër, Golemi për RTSH: Do çojmë para projektet që kemi nisur

Në qarkun e Gjirokastrës është mbyllur numërimi i plotë i 7 bashkive. Në këto bashki Partia Socialistë ka fituar 6 bashki dhe 1 bashki është marrë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ajo e Memaliajt.

Kandidati i PS Flamur Golemi ka fituar me shumicë votash, 73 % përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Dorjan Lani.

Golemi në një intervistë për RTSH tha se “është përgjegjësi e madhe dhe do punoj fort që t’i kthej pas të gjithë këtë besim, jo vetëm atyre që më votuan, por të gjithë gjirokastritëve nëse me votuan apo jo. Do çojmë para projektet që kemi nisur. Ndihesh mirë kur ke punuar dhe të kthehet pas”.

Ora 19.07/ Përfundon numërimi në 52 bashki, PS merr 45 dhe “Bashkë Fitojmë” fiton 6! Edhe pak kuti për t’u numëruar

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 52 bashki, ku Partia Socialiste ka fituar shumicën e tyre.

PS ka fituar në 45 bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë” në 6 bashki dhe në Finiq ka fituar Romeo Çakuli I MEGA.

Kanë mbetur edhe pak kuti votimi për t’u numëruar në 9 bashkitë e mbetura në vend.

Bashkitë e fituara nga PS

  1. Bashkia Elbasan fiton Gledjan Llatja
  2. Bashkia Prrenjas fiton Nuri Belba
  3. Bashkia Belsh fiton Arif Tafani
  4. Bashkia Gramsh fiton Besion Ajazi
  5. Bashkia Cërrik fiton Andis Salla
  6. Bashkia Librazhd fiton Mariglen Disha
  7. Bashkia Peqin fiton Bukurosh Maçi
  8. Bashkia Kamëz fiton Rakip Suli
  9. Bashkia Vorë fiton Blerim Shera
  10. Bashkia Rrogozhinë fiton Edison Memolla
  11. Bashkia Shijak fiton Elton Arbana
  12. Bashkia Krujë fiton Artur Bushi
  13. Bashkia Vlorë fiton Ermal Dredha
  14. Bashkia Delvinë fiton Besmir Veli
  15. Bashkia Konispol fiton Egest Dule
  16. Bashkia Sarandë fiton Oltion Çaçi
  17. Bashkia Selenicë fiton Nertil Bellaj
  18. Bashkia Shkodër fiton Benet Beci PS
  19. Bashkia Gjirokastër fiton Flamur Golemi PS
  20. Bashkia Përmet fiton Alma Hoxha
  21. Bashkia Dropull fiton Dhimitraq Toli
  22. Bashkia Tepelenë fiton Tërmet Peçi
  23. Bashkia Këlcyrë fiton Klement Ndoni
  24. Bashkia Libohovë fiton Leonard Hide
  25. Bashkia Dibër fiton Rahim Spahiu
  26. Bashkia Mat fiton Agron Malaj
  27. Bashkia Bulqizë fiton Festime Mjeshtri
  28. Bashkia Klos fiton Valbona Kola
  29. Bashkia Lezhë fiton Pjerin Ndreu
  30. Bashkia Tropojë fiton Rexhë Byberi
  31. Bashkia Skrapar fiton Adriatik Mema
  32. Bashkia Kuçovë fiton Kreshnik Hajdari
  33. Bashkia Dimal fiton Juliana Memaj
  34. Bashkia Poliçan fiton Adriatik Zotkaj
  35. Bashkia Fier fiton Armando Subashi
  36. Bashkia Mallakastër fiton Qerim Ismailaj
  37. Bashkia Lushnje fiton Eriselda Sefa
  38. Bashkia Divjakë fiton Josif Goreja
  39. Bashkia Roskovec fiton Majlinda Bufi
  40. Bashkia Patos fiton Fation Duro
  41. Bashkia Pustec fiton Pali Kolefski
  42. Bashkia Kolonjë fiton Erion Isai
  43. Bashkia Korçë fiton Sotiraq Filo
  44. Bashkia Maliq fiton Gëzim Topçiu
  45. Bashkia Devoll fiton Eduard Duro

Bashkitë e fituara nga “Bashkë Fitojmë”

  1. Bashkia Himarë fiton Fred Beleri BF (50.12%)
  2. Bashkia Pukë fiton Rrok Dodaj BF (58.13%)
  3. Bashkia Fushë Arrëz fiton Hil Curri BF (58.99%)          
  4. Bashkia Memaliaj fiton Albert Malaj
  5. Bashkia Mirditë fiton Albert Mëlyshi
  6. Bashkia Has fiton Miftar Dauti

Bashkia Finiq fiton Romeo Çakuli MEGA

Ora 19: 00 Spiropali prezanton fituesit në Qarkun Shkodër, Beci: Do të punoj për secilin qytetar, pavarësisht se më ka votuar apo jo

Benet Beci, kryebashkiaku i ri i Shkodrës, i dalë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, premtoi në një komunikim me mediat se do të punojë për një Shkodër që të jetë e të gjithëve, pavarësisht bindjeve politike, ngjyrave partiake, apo nëse e ka votuar apo jo.

Deklarata e Becit u bë gjatë një konference shtypi ku drejtuesja politike e qarkut Shkodër, Elisa Spiropali, prezantoi të gjithë kandidatët e PS-së që fituan në Qarkun e Shkodrës, si kryebashkiakë.

“Akoma nuk më kanë mbaruar emocionet e këtyre 2 ditëve të jashtëzakonshme. Qytetarët e Shkodrës folën. Ishin pro zhvillimit, pro ndryshimit. Pas një muaji fushate, ku folëm për projektet për një Shkodër më të mirë, qytetarët na besuan. I jam shumë mirënjohës Shkodrës për besimin. Do duhet një punë e madhe për të justifikuar besimin e tyre. Do të punoj për secilin qytetar të Shkodrës, pavarësisht se më ka votuar apo jo, pavarësisht forcës politike që ai përfaqëson”– deklaroi Beci.  

Ai ka shprehur mirënjohje ndaj çdo anëtari të PS, stafit, etj., të cilët kanë qenë në mbështetje të idesë për të sjellë ndryshimin në Shkodër.

“I jam mirënjohës çdo demokrati, pavarësisht dyshimeve që ka pasur. Jemi përpara një sfide të jashtëzakonshme për të bërë atë që kemi premtuar. Bashkëpunimi me kryeministrin Rama do të jetë i plotë për zbatimin e projekteve.”– deklaroi Beci.

Ndërsa Spiropali, në fjalën e saj, u shpreh se në Shkodër është tejkaluar çdo pritshmëri dhe se qyteti është ngritur dhe do të ngrihet në një nivel të ri zhvillimi, nga Dukagjini në Velipojë.

“Është bërë një fushatë e jashtëzakonshme që me ka mbresuar fort si drejtues e politike e këtij qarku. Një kryetar i ri bashkie për Shkodrën, Benet Beci, Kristjan Shkerli për Vaun e Dejës, dhe Tonin Marinaj për Malësinë e Madhe. Ne i kemi takuar pothuajse të gjitha komunitete dhe i jemi shumë mirënjohës për të gjithë aktivistët e PS, por edhe ata që na janë bashkuar nga forca të tjera politike, për të vazhduar përpara në të gjithë qarkun Shkodër. Në Shkodër është bërë një fushatë që tejkalon çdo mundësi, me përulësi dhe një qasje të re për bashkinë e Shkodrës. Shkodra është ngritur dhe do të ngrihet në një nivel të ri zhvillimi turistik dhe ekonomik. Falënderojmë çdo votues, pavarësisht se për kë ka votuar”,- tha Spiropali.

Ora 18.16/ Bashkia Tiranë, edhe 163 kuti votimi për t’u numëruar. Veliaj kryeson me 46 mijë vota më shumë se Këlliçi

Ku kanë mbetur edhe 163 qendra votimi për Bashkinë Tiranë, kandidati socialist Erion Veliaj vijon të kryesojë me 54.36 %  ose 46 mijë vota më shumë se kandidati i koalicionit “bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi, i cili është kandidati i dytë më i votuar me 34.89 %.

I treti më i votuar është Arlind Qori i “Lëvizja Bashkë” me 4.77 % dhe më pas vjen kandidati i PD, Roland Bejko me 4.28 % të votave.

Nga 941 kuti votimi në total janë numëruar 778 dhe vijoj procesi për numërimit deri në shpalljen e rezultatit final.

Ora 18: 09 Durrës, Sako e PS drejt mandatit të dytë si kryebashkiake, thellon diferencën përballë Carës së “BF“

Gara për bashkinë e Durrësit duket se nuk ka më të papritura. Për bashkinë e Durrësit është publikuar tashmë rezultati i 303 kutive nga 342 që janë gjithsej për tu numëruar.

Kandidatja e PS, për postin e kryebashkiakes së qytetit port, Emirjana Sako, kryeson me 55.60 % të votave, përkundrejt 44.43 % të votave të rivalit të saj, Igli Cara, kandidat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Nisur nga ky rezultat, fitorja e Sakos në Durrës duket se është e thellë me 8658 vota diferencë. Për kutitë që kanë mbetur pa numëruar është pothuajse e pamundur që ky rezltat të përmbyset. 

Në një deklaratë për mediat, ajo shprehu falenderim për ata që i besuan drejtimin e bashkisë.

“Falënderim për të gjithë ata që na besuan drejtimin e qytetit edhe për 4 vitet e ardhshme. Kemi shumë punë për të bërë me projekte transformuese në këtë mandat”,- tha Sako. 

Ora 18.07/ Fitoi bashkinë Vlorë, Dredha për RTSH: Fokusi im pastrimi i qytetit dhe përthithja e investimeve të huaja

Ermal Dredha, socialisti që fitoi si kryetar bashkie Vlorë në zgjedhjet e 14 maji, i ka të qarta detyrat e para për qytetin, sapo ai të hyjë zyrtarisht në derën e bashkisë si kryetari i ri i saj.

Në një interviste për RTSH me gazetaren Denada Shkodrani, Dredha tha se fokusi kryesor do të jetë në pastrimin e qytetit, pasi ka problematika në këtë fushë. Kjo tha Dredha do të ndikojë në një turizëm më të mirë, ndërsa shtoi se përthithja e investime të huaja do të jetë gjithashtu një pikë e rëndësishme e punës së tij.

Duke iu referuar vendeve si Emiratet e Bashkuara Arabe që kanë fonde për të investuar në projekte madhore, Dredha zbuloi për RTSH se në qershor mund të zhvillohet një takim me një kompani nga Dubai, pikërisht për të investuar në qytetin bregdetar të Vlorës.

“Nëse i referohemi Vlorës duhet te jetë potenciali më i madh për të thithur investimet dhe duket vizioni i qeverisë me projekte madhore, aeroporti, Lungomare, Bypass-i, tuneli i Llogarasë dhe të gjitha këto komponentë kanë krijuar një thirrje për investitorët e huaj për të investuar në Vlorë.

E vetmja gjë është që të luftojmë pak më forte me vende si Emiratet e Bashkuara Arabe që i kanë fondet dhe të gjejmë mundësi si të përthithim investimet në Vlorë. Ne jemi në komunikime me një kompani të rëndësishme në Dubai dhe mund të bëhet një vizitë në fillim qershori por detajet do zbulohen më pas.

Në fakt do shikoj dosjet që do më lërë kryetari aktual zoti Leli dhe është një nga ato sfidat e mëdha për sa i përket pastrimit të qytetit, pasi lidhet drejtpërdrejtë me turizmin. Ka problematika sa i përket kësaj gjëje”, tha Dredha.

Lidhur me fitoren, Dredha tha se shikon mjaft pozitive, ndërsa tha se ai është një shërbëtor i qytetarëve të Vlorës, edhe për ata që nuk kanë votuar në favor të tij

 “Rezultatin e shikoj pozitiv nëse do i referohem votave në raport me kundërshtarin politik. Unë kam marrë 28 mijë vota nga 40 mijë vota në kuti dhe diferenca është me 17 iojë vota në favorin tim. Pritshmëritë ishin për votim pak më të lartë në raport me % por kjo analizë do bëhet më pas nga PS.

Mesazhi ka qenë gjithëpërfshirës gjatë fushatës, edhe për ata që nuk kanë votuar në favorin tim. Unë jam një shërbëtor i denjë për të gjithë vlonjatët, me një derë të hapur dhe shikimet sy më sy që të kuptojmë hallet e qytetarëve”, tha Dredha.

Në fund Dredha tha se mori edhe një mesazh urimi nga kryetari aktual i bashkisë Vlorë, Dritan Leli.

Ky është mandati i parë për Ermal Dredhën, i cili ka fituar me 70.55 % të votave, ndërsa garonte me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Hysni Sharra i cili mori 29.45 % të votave.

Ora 17: 31 “BF“, Maliqi: Nuk e njoh rezultatin e zgjedhjeve në Kuçovë, ishte mashtrim elektoral

Lefter Malqi, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në Kuçovë për kryebashkiak, deklaron se nuk e pranon humbjen në zgjedhje dhe bëri të ditur se ka denoncuar SPAK dhe organizmat ndërkombëtare të gjithë procesin, i cili, sipas tij, “ishte një mashtrim elektoral”.

Në rrjetin e tij social facebook, Maliqi shkruan se ka fituar betejën e drejtë, garën e moralshme, të besës dhe të mbështetjes së çdo banori të ndershëm, që kërkoi me bindje ndryshimin.

 “Manipulatorët, të panikosur nga humbja filluan manovrat e vjedhjes, puçit dhe të tjetërsimit të votës. Garantoj, zotohem dhe ju premtoj me të gjithë qënien time se ky rezultat do të zbardhet shumë shpejt. Kjo është “dhëmb për dhëmb”, deri në frymën e fundit, pasi oligarkët vodhën shpirtin tuaj të pastër! Të gjitha provat, faktet e ordinerëve po i publikojmë, çdo ditë, deri sa Kuçova  të vij në duart tuaja, ashtu siç ma besuat e dorëzuat dje me votën tuaj”- shkruan Maliqi.

Ai i ka bërë thirrje SPAK, ndërkombëtarëve, OSBE-së se ky është mashtrimi më i madh elektoral i bërë ndonjëherë.

 “Ne nuk ndalemi, ne nuk dorëzohemi dhe do t’i shkojmë deri në fund kësaj beteje të orkestruar nga Oligarku Salillari, kryemashtruesi dhe dështaku Çuçi në krahë të milingonës Hajdari. Do të jem këtu me ju ditë e natë, çdo orë që kalon  deri sa ta zbardhim të vërtetën dhe kërkesën tuaj, madje deri sa  të dorëzojmë në qeli të gjithë organizatën mafioze që ndërhyri në këtë proçes”- shkruan Maliqi.

Ora 17:20/ Celibashi: Përfundon numërimi në 44 bashki dhe 5 këshilla bashkiakë! Pezullohet procesi në Kurbin dhe dy KZAZ në Durrës

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se procesi i numërimit ka përfunduar në 44 bashki për kryetar bashkie dhe 5 për Këshilla Bashkiakë.

“Ka përfunduar numërimi në bashkitë Maliq, Sarandë, Kuçovë, Vau i Dejës, Cërrik, Patos, Devoll, Librazhd, Rrogozhinë, Dimal, Finiq, Peqin, Mirditë, Selenicë, Gramsh, Belsh, Roskovec, Himarë, Përrenjas, Tropojë, Dropull, Has , Përmet, Memaliaj, Klos, Kolonjë, Delvinë, Skrapar, Poliçan, Tepelenë, Pukë, Konispol, Libohovë, Fushë Arrës, Pustec, Kamëz, Elbasan dhe Vorë. Pra janë 44 bashki ku ka përfunduar procesi i numërimit për kryetar bashkie. Për Këshillat Bashkiakë ka përfunduar në Elbasan, Kamëz, Vorë, Pustec dhe Libohovë”, tha Celibashi

Aktualisht procesi i numërimit është pezulluar në Kurbin dhe dy KZAZ në Durrës.

“Në Durrës në dy KZAZ është ndërprerë procesi i numërimit për shkak të lodhjes së komisionerëve dhe në Kurbin është ndërprerë për shkak të tensioneve gjatë procesit të numërimit”, tha Celibashi.

Lidhur me ankimimet e subjekteve zgjedhore për rezultatin, Celibashi tha se “duke filluar nga 16 maji kush ka pretendime ka të drejtë të bëjë ankimim në KQZ dhe KAS do të shqyrtojë ankesat”.

Ora 17: 08 Korçë, kandidati i PS, Sotiraq Filo, fiton mandatin e tretë me 60.63% të votave

Kandidati i PS-së, Sotiraq Filo, ka marrë mandatin e tretë me 60.63% votave, përballë kandidates së kolaicionit “Bashkë Fitojmë”, Ledina Alolli, me 39.37% votave.

“Kam përgjegjësinë dhe detyrimin moral para çdo banori të Korçës, për të nisur me vrull zbatimin e projekteve të mëdha të këtij mandati që është hapi tjetër për Korçën me më shumë mirëqenie e mundësi. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen! Do u’a kthej përulësisht të gjithëve në emër të dashurisë për Korçën.”- shkruan Filo, në rrjetin e tij social Facebook. 

Ora 17.02/ Veliaj kryeson në KZAZ Nr.39  në Tiranë

Në KZAZ Nr.39  në Tiranë, sikurse njofton gazetarja e RTSH Bjolanda Cuku, kur kanë mbetur edhe 5 kuti për t’u numëruar, kryeson kreu aktual i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me 51 përqind të votave, i ndjekur nga rivali i tij  i opozitës Belind Këlliçi me 39 për qind të votave.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu që po ndjek nga afër procesin, tha se avantazhi i zotit Veliaj është i lartë, mbi 2200 vota.

Ajo tha se prej vitit 2009 njësia nr.9 në Tiranë është mbështetëse e PS. Në këtë konteks zonja Manastirliu tha se mbështetja për zotin Veliaj nga zgjedhësit vjen për shkak të punës transformuese që ai ka bërë për Tiranën.

Ora 16: 45 PS merr Shkodrën pas 32 vitesh, Benet Beci fiton dhe në lagjet bastion të demokratëve

as 32 vitesh PS thyen bastionin e Shkodrës. Bashkia më e madhe e veriut do të drejtohet nga socialisti Benet Beci i cili në zgjedhjet e së dielës të 14 majit arriti të merrte më shumë se 11 mijë vota kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia i cili mbante postin e kryetarit të bashkisë së këtij qyteti. 

“Një fitore historike dhe rezultat i papritur, duke pasyr parasysh se Beci ka dalë fitues në zona që janë njohur si bastione të së djathtës, si zona e Postribës, ku Beci ka arritur të dalë fitues me 500 vota më shumë. Edhe brenda në qytet në lagjet Kiras e Rus, të cilat janë konsideruar si bastione të PD-së, Beci ka arritur të fitojë”- analizon gazetari i RTSH-së Mirsad Rakaj.

 Nga shtabi i kandidatit Spahiaj nuk ka pasur asnjë deklaratë, por vetëm heshtje.

Duke falenderuar komisionerët nga KZAZ-ja numër 2 në Shkodër, Beci tha se “do ta bëjmë Shkodrën qendër të rajonit”.

“Mirënjohës ndaj secilit prej jush, për qytetarinë, seriozitetin dhe përkushtimin! Faleminderit nga zemra!”- shkruan Beci në Facebook.

Ndërkohë në Malësinë e Madhe vijon numërimi. Kandidati i PS-së, Tonin Zef Marinaj është në epërsi me 61 % e votave kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Isa Ramaj, me mbi 38 %. Në qarkun e Shkodrës, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ka arritur të marrë Pukën dhe Fushë Arrëzin.

Në Pukë, kandidati, Rrok Dodaj, ka fituar me 58.13 % të votave, kundrejt Gjon Gjonajt të PS-së, me 41.87% të votave. Në Fushë Arrëz fitoi Hil Curri i “Bashkë Fitojmë”. 

Ora 16.32/ PS merr Lezhën, Ndreu: Rezultati na frymëzon për 4 vitet e ardhshme

Kandidati i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka fituar mandatin e dytë në Bashkinë e Lezhës. Në një deklaratë për mediat, Ndreu u shpreh se rezultati i këtyre zgjedhjeve, është frymëzues për 4 vitet e ardhshme.

“Këtë vlerësim ma jep komunitetit lezhian pas 4 vitesh punë intensive dhe mesazhet që kemi dhënë se ne dimë të punojmë dhe respektojmë njerëzit. Do i japim Lezhës atë energji që Lezha nuk e ka menduar kurrë dhe në katër vitet që vijnë do bëjmë 5-fish më shumë punë pasi projektet i kemi gati dhe ky rezultat na frymëzon”, tha Ndreu.

Ora 16.18 Humbja në Shkodër, Berisha: Denoncoj këtë farsë elektorale, nga alfa te omega 

Kryetari i “Rithemelimit”, Sali Berisha, ka reaguar, lidhur me humbjen e kandidatit të koalicionit të tij “Bashkë Fitojmë “, Bardh Spahia, për bashkinë e Shkodrës.

Sipas Berishës, kjo është një ditë e vështirë e rëndë për demokracinë.

„Është një moment agonie për vlerat demokratike. Denoncoj këtë farsë elektorale, nga alfa te omega, nga krimi shtetëror elektoral deri tek ai oridenet. Përfaqësuesit në komisione të vijojënë punën për mbrojtjen e votës së qyetatrëve shqiptar“- deklaroi Berisha.

Ora 16.16 PS merr edhe bashkinë Fier, Subashi urohet edhe nga kandidati i “BF”

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për bashkinë Fier, ku fitues me 69.41 të vota ishte socialisti Armando Subashi.

Subashi ishte në garë me kandidatin e “Bashkë Fitojmë” Evdar Kodheli i cili mori 19. 72 % të votave dhe kandidati i PD, Eriselda Çelaj me 10.91 %.

Ora 15: 00/ Raporti i OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 14 majit: U administruan mjaft mirë. Shqetësuese, presioni ndaj votuesve

 Misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR publikon konkluzionet paraprake të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Audrey Glover: “Zgjedhjet vendore të 14 majit në përgjithësi u administruan mjaft mirë. Ishin konkurruese dhe morën pjesë forcat kryesore politike,  por procesi u karakterizua nga polarizimi i vazhdueshëm mes partive kryesore politike dhe një ndarje e thellë brenda opozitës.

Kandidatët arritën të bënin fushatë lirisht por cështjet me rëndësi për komunitetet vendore zor se u shfaqën gjatë kësaj fushate.

Rastet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në nivel qëndror dhe vendor, pretendimet për presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe zgjedhësit dhe pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese. Rastet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në nivel qëndror dhe vendor, pretendimet për presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe zgjedhësit dhe pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese”

Ndër të tjera OSBE vlerëson si transparente punën e KQZ-së ndërsa media tha se favorizoi partitë kryesore

Ora 14.50 PS fitore historike në Berat, Demo: Do të vazhdojmë projektet turistike

Me një diferencë të lartë votash në favor të kandidatit socialist Ervin Demo u mbyll procesi i numerimit në 117 qendrat e votimit në bashkinë e Beratit.

Pas një procesi të qetë dhe pa probleme teksa ka marrë edhe mandatin e tij të dytë kryebashkiaku Demo u shpreh se kjo fitore u dedikohet qytetarëve të Beratit dhe projekteve turistike të qytetit.

Në dy KZAZ e Beratit atë me numër 65 me votat e zonës urbane dhe atë numër 66 të Njësive Administrative ku votuan 28000 mijë qytetarë nga 80784 zgjedhës gjithsej, Ervin Demo arriti të marrë mbi 6300 vota diferencë për kundrejt kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, mjekut Zija Ismaili.

Ndërkohë ditën e martë (16 maj) do të nisë numërimi për votat e anëtarëve të këshillit bashkiak.

Ora 14: 30/ Fitorja e PS në Tiranë drejt kristalizimit, mbi 40 mijë vota diferenca mes Veliajt e Këlliçit

Kandidati i PS-së, Erion Veliaj, i cili më 14 maj kërkoi një mandat të tretë për të drejtuar Tiranën vijon të ketë një diferencë të thellë kundrejt kandidatëve të tjerë.

Kur janë numëruar 670 nga 941 kuti votimi, Veliaj numëron 111 066 vota, kundrejt Belind Këlliçit të koalicionit “Bashkë fitojmë” që ka deri tani 70501 vota. Pra diferenca arrin mbi 40 mijë vota.

Deri tani në qarkun e Tiranës PS ka fituar bashkitë Vorë, Kamëz dhe Rrogozhinë. 

Arlind Qori i Lëvizjes “Bashkë” ka marrë deri tani 9699 vota. Më pas renditet kandidati i Partisë Demokratike Roland Bejko me 8697 vota dhe 

Kandidatja e PDIU Lajla Pernaska ka marrë deri më tani vetëm 1518 vota, e Marko Dajti 1916 vota.

Ora 14: 00/ Rahim Spahiu fiton në Dibër, PS merr dhe Bulqizën, Matin dhe Klosin

Rahim Spahiu i cili u zgjodh si kryetar i bashkisë së Peshkopisë në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2022 do të drejtojë Dibrën edhe për 4 vitet e ardhshme.

Spahiu fitoi në zgjedhjet e 14 majit me 16 304 vota, kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ismail Uka që mori mbi 6500 vota. Ndërkohë kandidati i PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, Naim Gazidede ka marrë mbi 1264 vota.

Me fitoren e Peshkopisë çon në 4 numrin e bashkive që do të drejtohen nga e majta në qarkun e Dibrës.

 Në Mat ka fituar Agron Malaj me 8525 vota, kundrejt kundërshtarit të tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” që mori 4370 vota.

 Në Klos Valbona Kola e PS-së fitoi me 4466 vota kundrejt Bedri Hoxhës të koalicionit “Bashkë Fitojmë” që mori 3499 vota.

Në Bulqizë Festime Mjeshtri ka fituar bindshëm me 8364 vota përballë Dëfrim Fikut nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i cili ka marrë 5514 vota.

Belinda Balluku, njëherësh drejtuese politike në këtë qark tha se në Dibër janë bashkuar të majtë dhe të djathtë pasi besojnë se PS do të bëjë më të mirë këtë qark.

“Dibra meriton të ketë vëmendjen e PS-së dhe qeverisë. Në Dibër janë bashkuar të majtë dhe të djathtë pasi besojnë se do ta bëjmë më të mirë Dibrën”, deklaroi Balluku.

Kandidati i PS-së në bashkinë e Peshkopisë, Rahim Spahiu premtoi se do t’u shërbente të gjithë qytetarëve pa dallime partiake.

Ora 13: 45/ Deri në mesditë/ Në 34 nga 61 bashki numërimi ka përfunduar. I pezulluar në 4 bashki e 4 KZAZ të Tiranës

Deri në mesditën e sotme ka përfunduar numërimi i votave për kryetar bashkie në 34 bashki, ndërkohë që është pezulluar në 4 bashki, dhe në 4 KZAZ të Tiranës.

Ndërkohë deri në orën 22:00 të ditës së sotme pritet të përfundojë procesi i tabulimit të rezultatit për të gjitha KZAZ.

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi doli në një deklaratë për median lidhur me mbarëvajtjen e procesit

Në Finiq, në Malësinë e Madhe e Shijak dhe 4 KZAZ të Tiranës, – 38, 35, 28, 27, 26. Në të gjitha këto KZAZ pezullimi ka ardhur për shkak të lodhjes së komisionerëve dhe anëtarëve të grupit të numërimit.

Është pezulluar dhe në bashkinë e Kavajës për shkak të konfliktit që pati ndërmjet anëtarëve të KZAZ. KQZ po merret me zgjidhjen e situatës dhe shumë shpejt do të nisë numërimi i votave për kandidatët për kryetar bashkie” tha Celibashi.

Incidente?

KQZ ka nxjerrë urdhër duke i kërkuar KZAZ të zëvendësojnë anëtarët e lodhur me të tjerë por pa ndërprerë procesin e votimit.

Vetëm në Kavajë është konstatuar një problematikë për të cilën ka ndërhyrë KQZ për të zgjidhur problematikën.

“Vetëm në Kavajë kemi një problematikë. Në asnjë KZAZ tjetër nuk ka probleme në procesin e numërimit të fletëve të votimit. Është pezulluar dhe në bashkinë e Kavajës për shkak të konfliktit që pati ndërmjet anëtarëve të KZAZ. KQZ po merret me zgjidhjen e situatës dhe shumë shpejt do të nisë numërimi i votave për kandidatët për kryetar bashkie” tha Celibashi. 

Ora 13: 30/ Zgjedhjet vendore/ PS merr Vaun e Dejës, kandidati i “Bashkë Fitojmë” uron dhe i shtrëngon dorën fituesit

Kristian Shkreli do të jetë kryetari i bashkisë së Vaut të Dejes. Partia Socialiste ka grumbulluar më shumë vota kundrejt koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Partisë Demokratike.

Kandidati i PS ka marrë 55.48 % të votave, Zef Hila i “Bashkë Fitojmë” ka marrë 38.17 %, ndërsa Partia Demokratike me kandidate klomentina Drini ka marrë vetëm 6.35 %.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zef Hila ka urur Kristian Shkreli për fitoren në zgjedhje. Ata kanë shtrënguar duart, ndërsa Hila u shpreh se me rëndësi është mbarëvajtja e votimeve.

Ora 13: 25/ “Bashkë Fitojmë” humbje të thellë në zgjedhjet vendore, Berisha: Farsë elektorale! PS asgjësoi votën e lirë

Ndonëse procesi i numërimit në vend nuk ka mbaruar ende, epërsia e Partisë Socialiste në këto zgjedhje vendore është e dukshme, ndërsa nga ana tjetër, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka arritur të marrë deri më tani vetëm 6 bashki.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar duke i konsideruar zgjedhjet si “farsë elektorale”, ndërsa akuzon Partinë Socialiste për blerje votash.

“Industria e tmerrshme e blerjes së votës, bota e krimit dhe oligarkisë dhunuan si kurrë në historinë e këtij vendi, votën e shqiptarëve. Janë të panumërta aktet, veprimet, të cilat dëshmojnë se gjatë këtyre muajve, narkoshteti zbatoi programin e asgjësimit të lirisë së votës, të blerjes së saj, terrorizimit të zgjedhësve shqiptarë. Kjo është një ditë e vështirë, një ditë e rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Është një moment agonie për vlerat demokratike në vend. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe, për të hedhur poshtë këtë farsë elektorale, e karakterizuar nga alfa te omega nga krimi shtetëror elektoral dhe krimi ordiner.

Jam këtu gjithashtu për të bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve të opozitës në komisionet e numërimit, të vazhdojnë me përkushtim detyrën e tyre, pasi është në parimin dhe qëndrimin tonë të bëjmë gjithçka për të mbrojtur votën e qytetarëve shqiptarë. Së fundmi, dënoj me forcë dhunën e përdorur në Kurbin ndaj një komisionari për faktin e vetëm se duan me çdo kusht të diktojnë, të ndryshojnë rezultatin në këtë bashki siç kanë bërë në shumicën e bashkive të vendit. Shpreh solidaritetin tim me komisionarin Ismail Ismaili dhe të gjithë komisionerët e tjerë që në kushte terrori, po përmbushin detyrimet e tyre”, tha Berisha.

Ora 13: 20/ Zgjedhjet vendore/ Partia Socialiste merr Shkodrën, Benet Beci fiton me mbi 11 mijë vota më shumë se Bardh Spahia

Partia Socialiste ka marrë drejtimin e bashkisë Shkodër, fitorja e parë e socialistëve në këtë bashki. Numërimi i votave tashmë ka përfunduar, ndërsa kandidati socialist Benet Beci ka fituar me një diferencë të thellë votash me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia.

Sipas të dhënave të KQZ, Beci ka marrë 33468 vota ose 60.25%, ndërsa Bardh Spahia ka marrë 22076 vota ose 39.75%.

Bashkia e Shkodrës është qeverisur nga demokratët që nga rënia e komunizmit, ndërsa socialistët e morën bashkinë në vitin 2019, kur nuk pati kundërshtar nga ana tjetër, pasi opozita bojkoti zgjedhjet. Megjithatë, qeverisja socialiste në Shkodër zgjati shumë pak për shkak se kandidati i PS, Valdrin Pjetri, rezultoi i dënuar për trafik droge në të shkuarën, pak para se të mund të betohej për të marrë postin e kryebashkiakut, post që i mbeti kryebashkiakes së mëparshme demokrate Voltana Ademi.

Ora 13:00/ Zgjedhjet vendore/ Benet Beci drejt fitores, Rama: Nadja e mir o Shkodër

Kandidati socialist, Benet Beci është drejt fitores në Bashkinë e Shkodrës, me një diferencë të thellë prej më shumë se 10 mijë votash me kandidatin e “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia.

Kryesocialisti Edi Rama, njëherazi edhe kryeministri i vendit, ka reaguar me një mesazh për shkodranët.

“Nadja e mir o Shkodër që krejt zemrën ma ke hangër”, shkruan Rama në Facebook.

Në një komunikim për mediat, Beci premtoi se do ta bëjë Shkodrën qendrën e rajonit.

“Do të bëjmë një punë të jashtëzakonshme për Shkodrën do e nisim shumë shpejt. Do e bëjmë Shkodrën qendrën të rajonit. Do e bëjmë krenar”, u shpreh ai.

Ora 12: 30/ Sotiraq Filo fiton mandatin e tretë në Korçë. PS mban dhe Vlorën, fiton Ermal Dredha

Partia Socialiste ruan fitoren në Korçë dhe në Vlorë.

Numërimi në bashkinë e Korçës u mbyll mesditën e sotme dhe Sotiraq Filo mori votën e qytetarëve për ta drejtuar qytetin edhe për një mandat të tretë.

Sotiraq Filo është shpallur fitues me 20996 ose 60.63 % të votave. Një diferencë prej 7 365 vota në krahasim me kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ledina Alolli e cila ka marrë 13631 vota ose e thënë ndryshe 39.37 %.

Pas fitores Filo u premtoi korçarëve më shumë punë.

“Dua të siguroj banorët e Korçës se në këto 4 vite do të bëjmë shumë më tepër punë sesa kemi bërë. Kemi projekte të jashtëzakonshme që do e çojnë qytetin dhe fshatrat në një nivel tjetër” tha Filo

Ndërkohë drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi kujtoi projektin e stadiumit dhe premtoi investime të reja.

“Ka fituar Korça. Programi unë është një program për Korçën. Sepse në shkallët e stadiumit të ri do të ulen socialistë e demokratë. Në shkolla që ndërtojmë e qendrat e fëmijë luajnë bashkë të gjithë fëmijët. Nuk e ndajmë qytetin me ngjyra, sot ulen flamujt politike e nesër nis puna”

Vlorë

Partia Socialiste ka fituar bindshëm edhe në bashkinë e Vlorës. Socialisti Ermal Dredha ka fituar me një diferencë të madhe votash, duke marrë 70.55 % në raport me 29.45 %që ka marrë kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Hysni Sharra.

Ora 12: 15 Përfundon numërimi i votave në Mat, fiton Agron Malaj i PS

Agron Malaj do të jetë kryebashkiaku për 4 vitet e ardhshme në bashkinë Mat. Partia Socialiste ka marrë 66.11 % ose 8525 të votave kundrejt Skënder Gjuci të koalicionit Bashkë Fitojmë i cili ka siguruar 33.89 % ose 4370 të votave.

Ora 12:00/ Zgjedhjet lokale/ PS fiton në Gramsh, Delvinë, Belsh dhe Pustec

Partia Socialiste vijon të ruaj avantazh të konsiderueshëm në zgjedhjet lokale, ndërsa ka fituar edhe bashkitë Gramsh, Delvinë, Belsh dhe Pustec.

Në Gramsh, kandidati socialist Besion Ajazi ka marrë 52.67% të votave, duke mundur kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Hasim Çekrezi.

Në Delvinë, socialisti Besmir Veli ka fituar me një diferencë të madhe votash, duke marrë 63.64%, në raport me 36.36% që ka marrë kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Ilir Mehmeti.

Edhe në Pustec, kandidati Socialist Pali Kolefski ka patur një epërsi të dukshme duke u shpallur fitues me 64.95% të votave, në raport me 35.05% që ka marrë kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Pandi Jani.

Në Belsh gara ka qenë e ngushtë, ku kandidati socialist Arif Tafani ka fituar me një diferencë prej vetëm 41 votash më shumë se kandidati i “Bashkë Fitojmë” Bedri Qypi.

Ora 11:15/ Numërimi në Tiranë/ Veliaj kryeson me 30 mijë vota kundrejt Këlliçit. Qori më shumë vota se Bejko i PD-së

Në Tiranë vijon numërimi i votave me ritme të shpejta.

Kur janë hapur më shumë se 420 vota diferenca mes kryetarit aktual të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi është me mbi 30 mijë vota.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ kur janë numëruar 520 nga 941 QV  Veliaj deri në këto momente ka mbi 86 mijë vota, ndërsa Belind Këlliçi ka mbi 55 mijë vota.

Ndërkohë Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka arritur të marrë deri tani mbi 1 mijë vota më shumë se Roland Bejko i PD-së.

Më pas renditet Lajla Përnaska e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet me 0.76 % të votave dhe në fund kandidati i Fronit të Majtë, Marko Dajti që ka grumbulluar vetëm 0.94% të votave.

Ora 11: 10/ PS merr Rrogozhinën, mbyllet votimi. Edison Memolla fitues me 50.11% të votave

Ka qenë e ngushtë gara në bashkinë e Rrogozhinës, por në fund, me një diferencë të vogël votash, Edison Memolla i Partisë Socialiste është shpallur fitues.

Memolla do të jetë kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës në 4 vitet e ardhshme, teksa mundi të marrë 50.11% të votave, duke mundur në këtë garë elektorale kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha, i cili grumbulloi 49.89% të votave.

Ora 11: 05/ Partia Socialiste fiton zgjedhjet në Bashkinë e Bulqizës

Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet në Bashkinë e Bulqizës. Kandidatja e PS, Festime Mjeshtri ka marrë 60.27 % të votave kundrejt rivalit të saj, Dëfrim Fiku, të Bashkë Fitojmë i cili ka grumbulluar 39.73 % të votave.

Ora 11: 00/ Përfundon numërimi i votave në Klos, Valbona Kola nga PS kryetarja e bashkisë për 4 vitet e ardhshme

Valbona Kola do të jetë kryetarja e bashkisë së Klosit për 4 vitet e ardhshme, pasi ka fituar garën elektorale të 14 majit. Kandidatja socialiste ka marrë 56.07, duke mundur kështu kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bedri Hoxha.

Ora 10: 47/ Mbyllet procesi i votimit në Mirditë, fiton kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Albert Mëlyshi

Albert Mëlyshi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka fituar garën elektorale të 14 majit në bashkinë e Mirditës. Mëlyshi ka marrë 55.19% të votave, në krahasim me 44.81% që arriti të grumbullojë kandidati socialist, Ndrec Dedaj.

Ora 10:45/ Kandidati i PS, Klement Ndoni fiton zgjedhjet në bashkinë e Këlçyrës

Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet me një diferencë të vogël votash nga “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Këlçyrës.

Kandidati i PS, Klement Ndoni ka marrë 2018 vota ose 49.33% të votave, duke u ndjekur pas nga koalicioni Bashkë Fitojmë me kandidat Arjan Kasaj i cili ka marrë 1936 vota.

Sakaq, Partia Demokratike me kandidat Adriatik Spahiu ka marrë një përqindje të vogël të votave, vetëm 137, ose 3.35% të votave.

Ora 10: 40/ Mbyllet numërimi i votave në Tropojë, fiton kandidati socialist Rexh Byberi

Rexh Byberi do të jetë kryetari i bashkisë së Tropojës për 4 vitet e ardhshme, pasi është shpallur fitues në zgjedhjet lokale të 14 majit. Byberi ka marrë 51.25% të votave, duke mundur kështu kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Besnik Dushajn, i cili grumbulloi 48.75% të votave.

Ora 10: 30/ Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” fiton zgjedhjet në Fushë-Arrëz

Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë e Fushë-Arrëzit.

Në bazë të rezultateve, ka fituar Hil Curri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” kundrejt Fran Tuci i Partisë Socialiste.   

Curri mori 58.99 %  të votave ndërsa Tuci ka marrë 41.01% të votave.

Ora 10: 20/ Erion Isai në krye të Kolonjës edhe për një mandat të dytë

Bashkia e Kolonjës do të drejtohet nga Erion Isai për një mandat të dytë.

Nga selia e PS-së Olta Xhaçka shpalli fitoren e Isait në zgjedhjet e 14 majit.

“Falënderoj kolonjarët që kanë mbështetur dhe investuar përmes votës. Kjo votë është vetëm detyrim për të ecur përpara për të vijuar transformimin e Kolonjës” tha Xhaçka.

Erion Isai fitoi kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Et’hem Lumani për një diferencë mbi 2 mijë vota, gati 65 %. Pas kësaj pritet të nisë numërimi për këshillat bashkiakë.

Erion Isai, me profesion regjisor teatri u bë kryetar bashkie në zgjedhjet e vitit 2019.

Ora 10:14/ Mbyllet votimi në Himarë, fiton kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri

Fredi Beleri, kandidati i “Bashkë Fitojmë” ka fituar bashkinë e Himarës. Procesi i votimit ka përfunduar, ndërsa gara mes Belerit dhe kandidatit socialist, Jorgo Goro ishte shumë e ngushtë.

Kujtojmë se Beleri u arrestua, i akuzuar për blerje votash, ndërsa më 13 maj gjykata caktoi për të masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ora 10:00/ Lushnje/ Pritet rikonfirmimi i Eriselda Sefës, kryeson me 8 mijë vota ndaj Eduard Sharkës të “Bashkë Fitojmë”

Në Lushnje procesi i numërimit po ecën me ritme të shpejta. Gjatë gjithë orëve të natës është numëruar në KZAZ 55 dhe vijon në KZAZ nr 54.

Në total janë numëruar 129 kuti votimi nga 156 në total dhe Eriselda Sefa e PS-së kryeson me 18354 vota kundrejt 10758 të Eduard Sharkës të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në këto zgjedhje socialistët kërkuan mandatin e tretë për të drejtuar Lushnjen me kryetaren aktuale në detyrë Eriselda Sefa.

Eriselda Sefa u emërua kryetare e bashkisë në korrik të 2021 pas  shkarkimit nga detyra të Fatos Tushes i cili u arrestua nga SPAK për abuzimin me tenderin 240 milionë lekësh të kanalit vaditës të dy fshatrave.

Gazetarja e Radio Televizionit Shqiptar Keti Toroveci tha se numëruesit e KZAZ nr 55 po bëjnë pushim për tu rikthyer më pas rreth orës 14:00 për të numëruar kutitë për këshillin bashkiak.

Ora 09: 37/ Përfundon numërimi i votave në Roskovec, qytetarët rizgjedhin në krye të bashkisë, Majlinda Bufin

Numërimi i votave ka përfunduar mëngjesin e kësaj të hëne në Bashkinë e Roskovecit.

Në bazë të rezultateve, ka fituar Majlinda Bufi, kryebashkiakja aktuale, me diferencë prej 579 votash me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Erdit Harizaj.

Bufi mori 53.2% të votave ndërsa Harizaj ka marrë 46.8% të votave.

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit pas fitores ka dalë në një mesazh për te gjithë qytetaret. Teksa i falenderoi ata Bufi u shpreh se 4 vitet e ardhshme do te jene vazhdimi i punës se lënë përgjysëm.

Ora 09: 35/ Përfundon numërimi i votave në Lezhë, Pjerin Nderu i PS shpallet fitues

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kryetarin në Bashkinë e  Lezhës. Gazetari i RTSH, Marash Mirashi bën me dije se Pjerin Ndreu, kryetari aktual i Bashkisë e njëherësh kandidat  i PS, është shpallur fitues me një shumicë përreth 2000 votash, përballë rivalit të tij Pashk Gjoni të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Gjatë procesit të numërimit nuk janë regjistruar problematika.

Ora 09: 30/ Bashkia Dropull mbyll numërimin, fiton bindshëm kandidati i PS, Dhimitraq Toli

Kandidati i Partisë Socialiste Dhimitraq Toli ka fituar zgjedhjet me një diferencë të lartë votash kundrejt “Bashkë Fitojmë” me kandidat Thanas  Maneka dhe NismaThurje me kandidat, Kosta Garo.

PS ka siguruar 81.25 % të votave duke u ndjekur nga Bashkë Fitojmë me 14.87 % e më pas me 3.88% nga Nisma Thurje.

Ora 09:12/ Mbyllet numërimi në Peqin, Bukurosh Maçi i PS fiton përballë Mustafa Pashjas të “Bashkë Fitojmë”

Është mbyllur numërimi i votave në Peqin, ku kandidati socialist, Bukurosh Maçi është shpallur fitues. Maçi ka marrë 57.78% të votave, në raport me 42.22% që ka grumbulluar kundërshtari i tij politik, Mustafa Pashja nga “Bashkë Fitojmë”.

Ora 09:00/ Vijon numërimi i votave në Rrogozhinë, përmbyset rezultati, kandidati socialist fiton epërsi

Teksa kanë mbetur për t’u numëruar votat në 7 qendrat e fundit në votimit në Rrogozhinë, rezultati është përmbysur ku kandidati socialist ka kaluar në epërsi. Gara është shumë e ngushtë, ndërsa deri më tani Edison Memolla nga PS ka marrë 50.06% të votave, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha ka grumbulluar 49.94% të votave.

Ora 08: 30/ Numërohen 84 qendra votimi nga 156 në total në bashkinë e Korçës, PS në avantazh

Janë numëruar vëtëm 84 qendra votimi nga 156 në total në bashkinë e Korçës, ku sipas rezultateve paraprake, Partia socialiste me kandidat Sotiraq Melko Filo është më pranë fitores me 10906 ose 61.13% të votave. 

Nga ana tjetër, Koalicioni “Bashkë Fitojmë” me kandidate Ledina Bardhyl Alolli ka grumbulluar 6935 vota.

Ora 08:25/ Vijon numërimi në Kukës, garë e ngushtë mes kandidatit socialist dhe atij të “Bashkë Fitojmë”

Janë numëruar 20 qendra votimi nga 73 në total në Kukës, ndërsa deri më tani gara duket e ngushtë mes kandidatit të “Bashkë Fitojmë” dhe atij të PS. Deri më tani, socialisti Safet Gjici ka një epërsi, ndërsa ka marrë 49.53% të votave, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” ka grumbulluar 40.78% të votave.

Ora 8:00/ Mbyllet votimi në Tepelenë, fiton me diferencë të madhe votash Partia Socialiste

Mbarimi i numërimit të votave në bashkinë Tepelenë ka nxjerrë fitues me diferencë të lartë votash kandidatin e Partisë Socialiste, Tërmet Nuro Peçi. Nga numërimi i 22 qendrave të votimit, PS ka marrë 4088 vota. 

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” me kandidat Baftjar Het’hem Imeri ka grumbulluar vetëm 511 vota, ndërsa Partia Demokratike me kandidat Sokol Refi Gunga ka marrë 346 vota.

Ora 7:40/ Numërohen 147 qendra votimi në Vlorë, kandidati socialist Ermal Dredha kryeson bindshëm

Teksa janë numëruar votat në më shumë se gjyma e qendrave të votimit në Vlorë, kandidati socialist, Ermal Dredha po kryeson bindshëm. Ai ka marrë deri më tani 70.81% të votave, në krahasim me 29.19% që ka grumbulluar kundërshtari i tij politik, Hysni Sharra nga “Bashkë Fitojmë”.

Ora 7: 20/ Përfundon numërimi i votave në Pukë, fiton kandidati i “Bashkë Fitojmë” me 58.13% të votave

Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Pukës, ku fitues është shpallur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rrok Dodaj. Ky i fundit ka mundur të marrë 58.13% të votave, duke mundur kështu në këtë garë elektorale kandidatin socialist, Gjon Gjonaj, i cili ka marrë 41.87% të votave.

Ora 7: 15/ Lezhë/ Numërohen 58 qendra votimi nga 126 në total, kryeson Partia Socialiste

Janë numëruar 58 qendra votimi në bashkinë Lezhë ku sipas të dhënave, Partia Socialiste me kandidat Pjerin Ndreua kryeson me 7693 vota ose 52.65% ndërsa “Bashkë Fitojmë” me kandidat Pashk Preng Gjoni ka marrë 6918 vota ose 47.35%

Ora 07:04/ Vijon numërimi në qendrën e fundit të votimit në Delvinë, kandidati socialist Besmir Veli drejt fitores me 62.61% të votave

Ka mbetur vetëm një qendër votimi për t’u numëruar votat në Delvinë, ku kandidati socialist, Besmir Veli është drejt fitores. Ai ka grumbulluar 62.61% të votave, ndërsa kundërshtari i tij, Ilir Mehmeti ka marrë 37.39% të votave.

Ora 06:50/ Nis numërimi i votave në Kavajë, kryeson kandidati socialist Redjan Krali

Ndonëse me shumë orë vonesë, ka nisur procesi i numërimit edhe në Bashkinë e Kavajës, ku deri më tani janë numëruar kutitë në 3 qendra votimi nga 92 që janë në total. Shihet një epërsi e kandidatit socialist, Redjan Krali i cili ka marrë 61.42% në votave, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja ka grumbulluar deri më tani 38.58% të votave.

Ora 06:40/ Vijon numërimi në Shkodër, kryeson Benet Beci i PS

Vijon numërimi i votave në Shkodër, ku deri më tani janë numëruar kutitë në 69 qendra votimi, nga 247 që janë në total. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, kandidati socialist Benet Beci ka një epërsi ndaj kundërshtarit të tij në këtë garë elektorale, Bardh Spahia nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, duke grumbulluar 60.20% të votave. Nga ana tjetër Spahia ka marrë deri më tani 39.80% të votave.  

Ora 06:20/ Numërohen 248 qendra votimi në Tiranë, kryeson Erion Veliaj me 53.13 për qind të votave

248 qendra votimi janë numëruar në Bashkinë e Toranës nga 941 që janë në total. Deri në këto momente, kandidati i PS, Erion Veliaj ka siguruar 53.13% të votave, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi 35.53 % të votave.

Pas tij renditet Kandidati Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë me 5.03 %, i cili ndiqet nga Roland Bejko i Partisë Demokratike i cili nga ka siguruar 4.59% të votave.

Më pas renditet Lajla Përnaska e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet me 0.87 % të votave dhe në fund kandidati i Fronit të Majtë, Marko Dajti që ka grumbulluar vetëm 0.85% të votave.

Ora 05:49 Qarku Gjirokastër, PS kryeson në 6 bashki, Bashkë Fitojmë avantazh në Memaliaj

Kandidatët e Partisë Socialiste kryesojnë në Qarkun e Gjirokastrës në 6 bashki, kjo pasi në një prej tyre Bashkë Fitojmë ka mundur të marrë shumicën e votave.

Në Bashkinë e Gjirokastrës janë numëruar 20 Qendra Votimi nga 67 që janë në total, ku kandidati i PS Flamur Golemi ka marrë 3907 vota, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë Dorjan Lani, 1153 vota.

Në Bashkinë e Tepelenës, ka mbetur ende dhe një qendër votimi për t’u numëruar, teksa nga numërimi i 21 QV-ve, kandidati socialist Tërmet Peçi ka fituar bindshëm, duke marrë 3861 vota, duke lënë pas dy kundërshtarët e Bashkë Fitojmë dhe Partisë Demokratike.

Por në Bashkinë e Memaliajt, kandidati i Bashkë Fitojmë, Albert Malaj, ka kryesuar ndaj kandidatit të PS, Gjolek Guci, duke marrë 181 vota më shumë në 22 Qendra Votimi, nga 27 që janë në total.

Në Bashkinë e Këlcyrës, Klement Ndoni i PS ka marrë gati 2% më shumë vota se kandidati i Bashkë Fitojmë Arjan Kasaj, ndërsa në Bashkinë e Dropullit, kandidati i Partisë Socialiste ka siguruar 2729 vota, duke marrë kështu 64 % më shumë vota se kandidati i Bashkë Fitojmë, Thanas Maneka.

Në Bashkinë e Libohovës kanë mbetur edhe 2 qendra votimi për t’u numëruar, ndërsa ka përfunduar procesi në 7 QV, prej të cilave PS ka mundur të sigurojë 54.19 5 të votave. Edhe në Bashkinë e Përmetit, Partia Socialiste arriti të merrte 1871 vota më shumë se Bashkë Fitojmë, teksa janë ende për t’u numëruar edhe 7 qendra votimi.

Ora 05:47 Qarku Durrës/ Sako kryeson ndaj Igli Carës

Në Bashkinë e Durrës janë hapur 52 kuti nga 342 gjithsej. Kandidatja socialiste Emirjana Sako kryeson me 57.45% të votave kundër 42.55% të votave të Igli Cara, kandidat i “Bashkë Fitojmë”.

Në Bashkinë e Shijakut janë numëruar 19 nga 54 kuti dhe deri më tani kryeson kandidati socialist Elton Arbana me 76.29% të votave. Ndërsa rivali i tij i Partisë “Bashke Fitojmë” Rezart Tusha është në 23.7% të votave.

Në Bashkinë e Krujës ku garojnë kandidati socialist Artur Bushi dhe kandidati i  partisë “Bashkë Fitojmë” Agron Loka janë numëruar deri tani 17 qendra votimi nga 92 në total. Artur Bushi i Partisë Socialiste kryeson me 63.04% ndërsa Loka me 36.96%.

Ora 05:10  Delvinë/Në 21 kutitë e numëruara, kryeson Partia Socialiste

Në Bashkinë Delvinë janë numëruar 21 nga 22 kuti dhe kandidati i Partisë Socialiste e Shqipërisë Besmir Veli kryeson me 62.61%, ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Ilir Mehmeti i cili ka 37.39% te votave.

Ora 04:52 Qarku Korçë/ Kryeson Partia Socialiste

Nga 8 kuti në total, deri më tani janë numëruar 7 Partia Socialiste ka arritur të marrë edhe Bashkinë e Pustecit. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Pali Kolefski ka marrë rreth 64%, ndërsa kandidati i PD, Pandi Jani 36%.

Në Bashkinë e Devollit janë numëruar 20 kuti nga 49, ku kandidati i PS Eduard Duro kryeson me 53.% të votave, ndërsa Elvis Hajdërlli i “Bashkë Fitojmë” me 46.6% të votave.Në Bashkinë e Kolonjës janë numëruar 18 nga 28 kuti, dhe kandidati i Partisë Socialiste Erion Isaj kryeson me 63.63% të votave, ndërsa rivali i tij Ethem Lumani 36.37%.

Në Bashkinë e Pogradec janë numëruar 20 kuti nga 106 dhe kryeson kandidati socialist Ilir Xhagolli me 64% të votave, ndërsa rivali i tij Zini Tollozhina me vetëm 33.88%. Në garë është edhe një kandidat i forcës Lëvizja e Re, Rezart Laraku, i cili ka marrë 2.14%

Në Bashkinë e Korçës janë numëruar deri më tani 36 qendra votimi nga 158 gjithsej. Kryeson bindshëm kandidati socialist Sotiraq Filo me 63.83% të votave kundrejt 36.17% të kandidates së “Bashkë Fitojmë”, Ledina Alolli.

Në Bashkinë e Maliqit kryeson kandidati socialist Gëzim Topçiu me 63.36% të votave kur janë numëruar 11 kuti nga 76. Kandidati Alfred Gega i “Bashkë Fitojmë”, merr 36.64% të votave.

Ora 04:20 Garë e fortë në Lezhë, Ndreu i PS merr 2854 vota, Gjoni i Bashkë Fitojmë siguron 2805 vota

Garë e ngushtë në Lezhë mes Kandidatit të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu dhe kandidatit të Bashkë Fitojmë Pashk Gjoni.

Nga numërimi i 24 qendrave të votimit, rezulton se Ndreu ka marrë 2854 vota, ndërsa Gjoni 2805 vota. Janë ende dhe 101 qendra votimi për t’u numëruar, ndërsa kandidatët janë me një diferencë prej 49 votash.

Ora 04:03 Bashkia Vlorë/ Numërohen 42 QV, PS 2987 vota në avantazh ndaj Bashkë Fitojmë

Procesi i numërimit të votave në Vlorë po vijon normalisht, ndërsa deri në orën 03:54 minuta janë numëruar 42 qendra votimi nga 226 që janë në total.

Nga numërimi i këtyre qendrave, kandidati socialist Ermal Dredha është në avantazh ndaj kundërshtarit të tij për bashkinë, Hysni Sharra i Bashkë Fitojmë. Dredha ka marrë 4811 vota, ndërsa Sharra 1824 vota.  

Gazetarja Denada Shkodrani gjatë raportimit për RTSH, bëri me dije se një interes të shtuar për procesin e votimit dhe numërimit të votave ka patur dhe nga mediat greke, ku sikurse bëri me dije Shkodrani, 10 prej tyre kanë përcjellë procesin e votimit.

“Ka patur interes të shtuar dhe të mediave greke. Kanë qenë 10 media greke që kanë përcjellë procesin e votimit. Procesi i votimit në Himarë është mjaft i rëndësishëm sa i përket lidhur me zhvillimet e fundit për kandidatin e opozitës.

Ka patur reagime nga politike greke, ku kryeministri grek Mitsotakis ka shprehur shqetësimet e fundit që kanë ndodhur me kandidatin e minoritetit grek, duke patur parasysh faktin se partia e PBDNJ është ajo që ka përcaktuar kandidatin e përzgjedhur dhe nga grupimi i partive opozitare atje, tha ajo.

Ora 03:46 Kryeson Partia Socialiste në bashkinë Libohovë

Në Bashkinë Libohovë ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 6 qendra votimi nga 9 në total dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste,    Leonard Hide me 854 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashkë Fitojmë”,  Adil Xhelili me 723 vota.

Ora 03: 43 Erion Veliaj kryeson me 55.05 % të votave, ndiqet nga Këlliçi me 33.59%

Numërimi i 102 qendrave të votimit në Bashkinë e Tiranës kanë nxjerrë kryesues kandidatin socialist Erion Veliaj, i cili ka marrë 15851 vota.

Por teksa kanë mbetur ende 839 qendra votimi për t’u numëruar, kandidati i “Bashkë Fitojmë” ka siguruar 9673 vota, duke u renditur i dyti në radhë, me 6178 pas Erion Veliajt.

Pas Këlliçit, renditet Lëvizja Bashkë, me kandidat Arlind Qorin, i cili ka marrë 1430 vota, më pas kandidati i Partisë Demokratike Roland Bejko me 1326 vota,  i pesti në radhë renditet Marko Dajti i Frontit të Majtë me 265 vota, dhe në fund Lajla Pernaska nga PDIU me 248 vota.

Ora 03:25 Bashkia Kukës ka nisur votimin. Safet Gjici kryeson me Partinë Socialiste

Në Bashkinë Kukës ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 8 qendra votimi nga 73 në total dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste, Safet Gjici me 1013 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashkë Fitojmë”,  Admir Sinamati me 702 vota dhe kandidati i “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”, Abedin Oruçi me 147 vota.

Ora 03:23 Numërohen 14 qendra votimi, Benet Beci në avantazh ndaj Bardh Spahisë

Kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci ka arritur të sigurojë 1833 vota në 14 qendra votimi, nga 247 që janë në total.

Beci ndodhet në avantazh me rreth 700 vota ndaj kundërshtarit të tij në garën për Bashkinë, Bardh Spahinë e koalicioni Bashkë Fitojmë, i cili ka marrë 1107 vota.

Ora 03:20 Bashkia Cërrik ka nisur votimin

Në Bashkinë Cërrik ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 12 qendra votimi nga 58 në total dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste, Andis Salla me 1499 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashkë Fitojmë”,  Servet Duzha me 802 vota.

Ora 03:18 Qarku i Dibrës/ Balluku: Do fitojmë ndjeshëm në të 4 bashkitë

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është shprehur optimiste për fitoren e Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës. Në një deklaratë për RTSH, Balluku u shpreh se në kutitë e para të votimit në Bulqizë, PS ka fituar ndjeshëm, ndërsa theksoi se shumë shpejt do të ketë një rezultat në të 4-ta bashkitë. Balluku u shpreh se kandidatët e Partisë Socialiste do të kenë një fitore të thellë kundrejt kundërshtarëve të tyre.

“Në Bulqizë kutitë e para, të Martaneshit kemi fituar ndjeshëm. Numërohet qyteti ku ka edhe aty një diferencë të thellë mes dy palëve. Thash ta mbyllja, pasi Mati nuk ka nevojë të kishte ndonjë suport, sepse nisi numërimin para të gjithave, duke fituar një nga qendrat që në 2021 ka qenë qendër humbëse. Aty ka një fitore të thellë me 223 vota nëse nuk gabohen. Këtu në Peshkopi për të korrur një fitore të madhe.  

Për momentin nuk është avantazh i thellë, është trend tregues, që të 4 bashkitë do udhëhiqen nga kryebashkiakët socialistë, kjo është çka Dibra meriton. Pa dalë drita do kemi një rezultat në të 4 bashkitë që do ketë një avantazh të thellë”, tha Balluku.

Ora 03:15 Bashkia Kurbin ka nisur votimin

Në Bashkinë Kurbin ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 3 qendra votimi nga 74 në total dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste, Majlinda Cara me 507 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashkë Fitojmë”,  Behar Haxhiu me 463 vota.

Ora 03:10 Bashkia Gjirokastër ka nisur votimin

Në Bashkinë Gjirokastër ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 11 qendra votimi nga 67 në total dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste, Flamur Golemi me 1955 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashkë Fitojmë”,  Dorjan Lani me 582 vota.

Ora 02:54 Bashkia Himarë ka nisur votimin

Në Bashkinë Himarë ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 2 qendra votimi nga 36 në total dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste, Jorgo Goro me 440 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashkë Fitojmë” Dhionisios Alfred Petro Beleri me 57 vota.

Ora 02:52 Bashkia Dropull nis numërimin, Dhimitraq Toli 258 vota në avantazh ndaj Thanas Manekës

Partia Socialiste ka kryesuar në Bashkinë e Dropullit në 2 qendra votimi nga 37 që janë në total.

Kandidati i PS, Dhimitraq Toli ka siguruar 310 vota, duke lënë pas kundërshtarët e tij, kandidatin e Bashkë Fitojmë, Thanas Maneka i cili ka marrë 52 vota dhe kandidati i Nisma Thurje, Kosta Garo me 3 vota.

Ora 02:48 Bashkia Dimal ka nisur votimin

Në Bashkinë Dimal ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 6 qendra votimi nga 49 në total dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste, Juliana Memaj me 578 vota kundrejt kandidatit të Partisë Demokratike, Dritan Sula me 345 vota dhe kandidatit te Partise “Bashke Fitojme” Gentian Meçi me 325 vota.

Ora 02: 45 Bashkia Kuçovë ka nisur votimin

Në Bashkinë Kuçovë ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 5 qendër votimi nga 65 në total dhe udhëheq kandidati i Partisë “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi me 539 vota kundrejt kandidatit të Partisë Socialiste Kreshnik Riza Hajdari me 445 vota dhe kandidatit te Partise Demokratike, Ilirjan Halim Koxhaj me 42 vota.

Ora 02: 41 Nis numërimi i votave në Bashkinë e Durrësit, Sako në avantazh ndaj Carës

Ka nisur procesi i numërimit në një prej bashkive të mëdha, Bashkinë e Durrësit, “gara” për të cilën është mjaft e fortë.

 Nga 342 qendra votimi që janë në total, në 1 qendër votimi, kandidatja e Partisë Socialiste Emiriana Sako ka siguruar 146 vota, duke qenë në avantazh me 22 vota ndaj kandidatit të Bashkë Fitojmë, Igli Cara, i cili ka marrë deri më tani 124 vota.

Ora 02: 33 Bashkia Delvinë ka nisur votimin

Në Bashkinë Delvinë ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 11 qendër votimi nga 22 në total dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Veli me 1465 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashkë Fitojmë”, Ilir Mehmeti me 775 vota.

Ora 02:29 8 bashki ende nuk kanë nisur numërimin e votave

Janë ende 8 bashki në të cilat nuk ka nisur procesi i numërimit të votave.

Konkretisht, janë Bashkia Divjakë, Durrës, Malësi e Madhe, Vau i Dejës,  Krujë, Kavajë, Prrenjas, Dropull të cilat nuk ka nisur kapjen e kutive dhe numërimin e votave.

Pë Bashkinë e Divjakës janë përballë njëri-tjetrit dy kandidatët e PS dhe Bashkë Fitojmë, Josif Goreja dhe Aurel Malko.

Për Bashkinë e Durrësit janë përballë kandidatja e PS Emirjana Sako, me atë të Bashkë Fitojmë Igli Cara. Për Bashkinë e Malësisë së Madhe konkurrojnë kandidati socialist Tonin Marinaj me kandidatin e Bashkë Fitojmë Isa Ramajn, për Vaun e Dejës kandidon socialist Kristjan Shkreli me kandidatin e Bashkë Fitojmë  Zef Hila.

Po ashtu, në Bashkinë e Krujës në garë për fitore janë kandidati socialist Artur Bushi me Agron Lokën, për Bashkinë e Kavajës në garë janë Redjan Krali dhe Fisnik Qosja, në Bashkinë Prrenjas kandidojnë, Nuri Belba dhe Suzana Topi, dhe në Bashkinë Dropull janë në garë kandidatët Dhimitër Toli dhe Thanas Maneka.

Ora 02: 27 Bashkia Përmet ka nisur votimin

Në Bashkinë Përmet ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 4 qendër votimi nga 23 në total dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste, Alma Hoxha me 536 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashkë Fitojmë”, Edmond Komino me 179 vota

Ora 02: 19 Bashkia Dibër ka nisur votimin

Në Bashkinë Dibër ka nisur numërimi i votave. Deri tani është numëruar 1 qendër votimi nga 99 në total dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste, Rahim Spahiu me 116 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashkë Fitojmë”, Ismail Uka me 30 vota dhe kandidati i Partisë Demokratike, Naim Gazidede me 2 vota.

Ora 02: 06 Nis numërimi i votave në Bashkinë Belsh

Në Bashkinë Belsh ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 9 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë “Bashkë Fitojmë” Bedri Qypi me 1055 vota kundrejt kandidatit të Partisë Socialiste e Shqipërisë, Arif  Tafani me 998 vota.

Ora 02:04 Bashkia e Peqinit nis numërimin e votave, PS kryeson ndaj “Bashkë Fitojmë”

Bashkia e Peqinit ka çelur procesin e numërimit të votave. Nga 46 qendra votimi që janë në total, janë numëruar 12 prej tyre.

Në këto qendra votimi, kandidati i Partisë Socialiste Bukurosh Maçi ka marrë 52.97% të votave, duke lënë pas kundërshtarin e tij, kandidatin e “Bashkë Fitojmë” Mustafa Pashja me 47.03 % të votave.

Ora 02: 02 Nis numërimi i votave në Bashkinë Selenicë

Në Bashkinë Selenicë ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 11 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste Nertil Bellaj me 1188 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashkë Fitojmë” Leonard Rakipaj me 747 vota.

Ora 01: 57 Nis numërimi i votave në Bashkinë Vlorë

Në Bashkinë Vlorë ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 2 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste Ermal Dredha me 198 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashkë Fitojmë” Hysni Sharra me 32 vota.

Ora 01:56 Numërohen 2 kutitë e para në Bashkinë e Shijakut, PS merr 86.65 % të votave

 Ka nisur numërimi i kutive të votimit edhe në Bashkinë e Shijakut në Qarkun e Durrësit, ndërsa ende nuk ka nisur procesi për numërimin e kutive në Bashkinë e Durrësit, për të cilën ‘luftojë’ kandidatja e PS, Emirjana Sako dhe kandidati i Bashkë Fitojmë Igli Cara; dhe as në Bashkinë e Krujës për të cilin janë në garë kandidati socialist Artur Bushi dhe ai i Bashkë Fitojmë Agron Loka.

Me 2 qendra votimi nga 54 që janë në total, kandidati i Partisë Socialiste, Elton Arbana ka marrë 86.65 % të votave, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë Rezeart Tusha ka marrë 13.35 % të votave.

Ora 01: 55 Nis numërimi i votave në Bashkinë Mat

Në Bashkinë Mat ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 6 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste Agron Malaj me 1243 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashkë Fitojmë” Skënder Gjuci me 628 vota.

Ora 01: 51 Nis numërimi i votave në Bashkinë Bulqizë

Në Bashkinë Bulqizë ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 5 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste Festime Mjeshtri me 691 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashke Fitojmë” Defrim Fiku me 309 vota.

Ora 01: 41 Nis numërimi i votave në Bashkinë Sarandë

Në Bashkinë Sarandë ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 1 qendër votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste Oltion Caçi me 134 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashke Fitojmë” Ardit Gjolek çikuli me 123 vota, kandidati “KANDIDAT I PROPOZUAR NGA ZGJEDHESIT” Gjergji Mërkuri me 15 vota dhe kandidati i Partia Demokratike,  Skënder Haki Muço me 13 vota.

Ora 01:38 Bashkia e Gramshit hap 5 kutitë e para të votimit, PS në avantazh

Partia Socialiste dominon me rreth 10 përqind të votave në Bashkinë e Gramshit, e cila ka nisur numërimin në 5 qendra votimi nga 48 që janë në total.

Kandidati socialist Besion Ajazi ka siguruar 55.34 % të votave, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” Hasim Çekrezi 44.66%.

Ora 01:35 PS kryeson në Maliq, Devoll, Kolonjë dhe Pogradec

Kandidatët e Partisë Socialiste kanë kryesuar në Bashkinë e Maliqit, Devollit, Kolonjës dhe Pogradecit. Sipas rezultateve të bëra me dije nga gazetari i RTSH, Llazi Saro, kandidati i PS për Maliqin, Gëzim Topçiu kryeson me 200 vota ndaj kundërshtarit të tij Alfred Gega i cili kandidoi nën logon e “Bashkjë Fitojmë”. Po ashtu, edhe në Devoll, kandidati socialist Eduard Duro nga 7 kuti numërimi, ka marrë 1305 vota, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë Elvis Hajdërlli ka marrë 1226 vota.

Në bashkinë e Kolonjës ka përfunduar numërimi i 4 kutive të votimit, ku kandidati socialist Erion Isai ka marrë 572 vota, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë Et’hem Lumani ka siguruar 312 vota.

Në Pogradec kryeson kandidati socialist Ilir Xhakolli me 466 vota në 3 kuti votimi që janë hapur deri më tani, ndërsa Zini Tollozina i “Bashkë Fitojmë” ka marrë 362 vota.

Ora 01: 33 Nis numërimi i votave në Bashkinë Konispol

Në Bashkinë Konispol ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 1 qendër votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste Ergest Dule me 139 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashke Fitojme” Fatmir Shero me 93 vota.

Ora 01: 27 Nis numërimi i votave në Bashkinë Pogradec

Në Bashkinë Pogradec ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 1 qendër votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste Ilir Xhakolli me 149 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashke Fitojme” Zini Tollozhina me 145 vota ndërsa Partia “Lëvizja e Re” Rezart Laraku me 3 vota.

Ora 01: 21 Nis numërimi i votave në Bashkinë Rrogozhinë, kryeson Shkëlqim Hoxha, kandidati i “Bashkë Fitojmë”

Në Bashkinë Rrogozhinë ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 4 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha me 326 vota kundrejt kandidatit të Partisë Socialiste e Shqipërisë Edison Memolla me 291vota.

Ora 01: 17 Numërohen 10 qendra votimi në Tiranë, kryeson Erion Veliaj me 59.40 për qind të votave

10 qendra votimi janë numëruar në Bashkinë e Toranës nga 941 që janë në total. Deri në këto momente, kandidati i PS, Erion Veliaj ka siguruar 59.40% të votave, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi 29.50 % të votave.

Më tej renditet Roland Bejko i Partisë Demokratike i cili nga këto 10 qendra votimi ka siguruar 4.83% të votave. Pas tij renditet Kandidati Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë me 4 %, më pas Kandidati i Fronit të Majtë, Marko Dajti, e në fund Lajla Përnaska e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet me 0.57 % të votave.

Ora 01: 16 Nis numërimi i votave në Bashkinë Pukë

Në Bashkinë Pukë ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 2 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë “Bashkë Fitojmë” Rrok Dodaj me 235 vota kundrejt kandidatit të Partisë Socialiste e Shqipërisë Gjon Jak Gjonaj me 130 vota.

Ora 01: 12 Nis numërimi i votave në Bashkinë Lezhë

Në Bashkinë Lezhë ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 2 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë “Bashkë Fitojmë” Pashk Gjoni me 70 vota kundrejt kandidatit të Partisë Socialiste e Shqipërisë Pjerin Ndreu me 40 vota.

Ora 01: 05 Nis numërimi i votave në Bashkinë Patos

Në Bashkinë Patos ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 2 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste e Shqipërisë, Fation Duro me 119 vota kundrejt kandidatit të Partisë Bashkë Fitojmë, Sofije Alushaj me 77 vota dhe Partia Demokratike, Pranvera Rizaj me 40 vota.

Ora 01: 01 Bashkia Mirditë, kryeson me 173 vota Partia “Bashkë Fitojmë”

Në Bashkinë Mirditë ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 16 qendra votimi nga 48 ne total dhe udhëheq kandidati i Partisë “Bashkë Fitojmë” Albert Mëlyshi me 189 vota kundrejt kandidatit të Partisë Socialiste e Shqipërisë Ndrec Dedaj me 168 vota.

Ora 01:01 Bashkia Kukës hap kutitë e para, nis numërimin e votave

Bashkia e Kukësit ka nisur numërimin e votave. Gazetari Bujar Muçmata ka bërë me dije se janë 73 qendra votimi dhe 73 kuti votimi që do të numërohen, ndërsa kutitë e para sapo janë hapur nga komisionerët. Të pranishëm gjatë numërimit, janë dhe dy kandidatët në garë, ai i Partisë Socialiste, Safet Gjici dhe ai i “Bashkë Fitojmë” Admir Sinamati.

5 kutitë e para janë në fazën e numërimit.

Gjithashtu ka nisur numërimi dhe në Bashkinë e Tropojës dhe Hasit. Pritet që mesditën e sotme të përfundojë dhe procesi i numërimit.

Ora 00:47 Nis numërimi i votave për Bashkinë e Shkodrës

Numërimi i votave ka nisur pak më parë edhe në Bashkinë Shkodër, në KZAZ nr.5.

Kandidati i Partisë Socialiste Benet Beci është përballë kandidatit të Bashkë Fitojmë Bardh Spahia.

Ora 00:38 Nis numërimi i votave në Tiranë

Nis numërimi i votave në Tiranë. Gazetarja Sonila Agostini bën me dije se ka nisur numërimi i votave në KZAZ 40, njësia bashkiake nr 10. 

“Kjo është KZAZ 40, njësia bashkiake nr.10 e parë që nis kalvarin e numërimit të qytetit. Janë 31 kuti për kryetar dhe 31 për anëtarë këshilli.

Në gjimnazin Qemal Stafa. Procesi i numërimit do ecë shpejt po nuk ka ndërprerje. Ka 4 grupe të numërimit të votave”, tha gazetarja Sonila Agostini.

Ora 00: 35 Boçi pranon humbjen në Elbasan

Luçiano Boçi ka pranuar humbjen në Elbasan duke falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar, por nuk i ka kursyer akuzat duke thënë se procesi ka pasur problematika.

“Me mirënjohje dua të falënderoj të gjithë qytetarët, banorët e bashkisë së Elbasanit që dolën sot për të votuar.

Dua të falënderoj të gjithë ata që më besuan dhe më mbështetën me pasionin për ndryshimin.

Dua të falënderoj gjithashtu të gjithë vëzhguesit, komisionerët, drejtuesit politikë dhe bashkëpunëtorët e mi të afërt me të cilët ndamë këtë rrugëtim të vështirë, por të bukur, i cili më afroi edhe më tej me qytetarët e mi dhe me qytetin të cilit i përkas.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve mbart një numër elementësh të kontestueshëm, që media i dëshmoi dhe konfirmoi në Elbasan përgjatë kësaj dite.

E keqja është institucionalizuar tashmë në vendin tonë dhe pajtimi me të shpresoj të jetë thjesht një episod” shkruan Boçi në rrjetin e tij Facebook.

Ora 00:30 PS merr edhe Bashkinë e Pustecit, Pali Kolefski siguron mandatin e dytë

Bashkia e Pustecit është bashkia e parë e fituar nga Partia Socialiste në qarkun e Korçës, duke konfirmuar në detyrë për një mandat të dytë Pali Kolefskin.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Pleshi ka siguruar se pak Kolefskit, PS do të sigurojë edhe 5 bashkitë e tjera.

“Bashkia e Pustecit është bashkia e parë e fituar nga PS në qarkun e Korçës. Pali Kolefsli rikonfirmohet në detyre për një mandat të dytë, i cili do jetë mandati i investimeve të mëdha në këtë bashki. Pas Pustecit siguroj se PS do të fitoje edhe 5 bashkite e tjera të këtij qarku.

Ka mbetur dhe një kuti dhe ne jemi mbi 500 vota para dhe kutia e fundit ka rreth 300 vota. Kjo garë është e mbyllur. Ne fitojmë mandatin e dytë. Kemi projekte të mëdha”, tha Peleshi.

Ora 00: 28 Nis numërimi i votave në Bashkinë Lushnjë

Në Bashkinë Lushnje ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 2 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste Eriselda Sefa me 280 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashkë Fitojmë” Eduart Sharka me 204 vota.

Ora 00:23 Nis numërimi i votave në Bashkinë Tepelenë

Në Bashkinë Tepelenë ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 2 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste Tërmet Peçi me me 320 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashkë Fitojmë” Baftjar Imeri me 24 vota dhe kandidatit Partisë Demokratike Sokol Guga me 16.

Ora 00:16 Gjiknuri, Kushi dhe Llatja: Firmosëm kontratën e re 4-vjeçare me qytetarët

Socialistët kanë nisur fitoren në Elbasan të Kandidatit socialist Gledian Llatja. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka deklaruar se fitorja në Elbasan i ka bërë krenar të gjithë socialistët, ndërsa iu kundërpërgjigj edhe akuzave mbi procesin e votimit, duke thënë se “nuk na bën surprizë. Fushata do ketë cikle të ndryshme dhe erdhëm te cikli i fundit ku fitorja do vihet në dyshim. Këto janë simptomat e humbësit, Elbasani do ecë përpara dhe nuk do kthejë kokën pas”.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Evis Kushi u shpreh se Elbasani i mençur e bëri sot zgjedhjen, duke vendosur të ecë përpara dhe t’i besojë drejtimin e Bashkisë kandidatit Gledian Llatja.

“Elbasani i mençur sot bëri zgjedhjen e duhur duke vendosur të ecë përpara me Gledin dhe PS.

Ka qenë fushatë e bukur dhe e qetë. Qytetarët na janë bashkuar”, tha Kushi.

Gledian Llatja e konsideroi një fitore të thellë të merituar në Elbasan rezultatin me 55.83 % të votave të siguruar.

“Ne ecim vetëm përpara. Sot firmosëm kontratën e re me qytetarët për të vijuar 4 vite të tjera së bashku me më shumë projekte dhe më shumë mbështetje për shtresat sociale. Do jetë 4-vjeçari i zhvillimit të Elbasanit”, tha Llatja.

Kandidati i Bashkë Fitojmë Luçiano Boçi mori 44.17 % të votave në 180 qendra votimi nga 224 që janë në total.

Ora 00: 08 Nis numërimi i votave në Bashkinë Skrapar

Në Bashkinë Skrapar ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 2 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste Adriatik Mema me 89 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashkë Fitojmë” Euglen Mustafallari me 71 vota.

Ora 00: 04 Nis numërimi i votave në Bashkinë Këlcyrë

Në Bashkinë e Këlcyrës ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 2 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste Klement Ndoni me 145 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashkë Fitojmë” Arjan Kasaj me 106 vota dhe kandidatit të Partisë Demokratike Adriatik Spahiu me 25 vota.

Ora 23:59 Llatja:  Isha i sigurt për fitoren që kur u futa në garë

Kandidati socialist për Elbasanin, Gledian Llatja ka deklaruar se ishte i sigurt për fitoren e tij që ditën që është futur në garë.

Llatja ka siguruar n137 sfidën elektorale edhe një mandat tjetër për kryetar bashkie në Elbasan, përballë rivalit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi.

“Kemi qenë 4 vite bashkë. Kemi punuar me të gjithë qytetarët prej 4 vitesh. Ky është rezultati. Kemi qenë të sigurt për fitoren sepse kemi pasur mbështetjen e popullit. Isha i sigurt se 4 vite punë, populli i Elbasanit nuk e hedh poshtë”, tha Llatja.

Ora 23:47 Drejt përfundimit numërimi i votave në Pustec, kandidati i PS në avantazh

Bashkia e Pustecit është drejt përfundimit të votave për kryetar Bashkie, ku kanë mbetur dy kutitë e fundit për t’u numëruar. Deri më tani, Kandidati i PS, Palë Kolevski kryeson me 465 vota diferencë nga kandidati i Bashkë Fitojmë Pandi Jani.

Gazetari Llazi Saro në raportimin nga Korça ka bërë me dije se kandidati socialist nga 6 qendra votimi ka mundur të grumbullojë 1057 vota, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë 592 vota. Bashkia e Pustecit pritet të shpallë së shpejti dhe përfundimin e procesit të numërimit, që sikurse duket deri më tani në avantazh është kandidati socialist.

Ndërsa në Pogradec dhe Kolonjë nuk janë dorëzuar ende të gjitha kutitë.

Ora 23:40 Nis numërimi i votave në Bashkinë Has

Në Bashkinë Has ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 2 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë “Bashkë Fitojmë” Miftar Dauti me 264 vota kundrejt kandidatit të Partisë Socialiste Beqir Mulaj 239 vota.

Ora 23:30 Mosfunksionimi i 10% të pajisjeve të identifikimit, pajisjet ngarkohen pa kujdes

10 % e pajisjeve për identifikimin e kartave të identiteti gjatë procesit zgjedhor të ditës së sotme (14 maj), nuk kanë funksionuar. Nuk ka ende asnjë arsye mbi faktin e mosfunksionimit të këtyre pajisjeve, megjithatë RTSH ka siguruar një video, ku duket mënyra se si këto pajisje ngarkohen nga disa persona në kamionët e ushtrisë që përdoren nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për procesin zgjedhor.

Në video, shihen disa persona, të cilët hedhin pajisjet e identifikimit elektronik në mënyrë abuzive dhe pa përkujdesje në kamionë, duke lënë dyshime mbi faktin se përse këto pajisje nuk kanë funksionuar.

Ora 23: 30 Nis numërimi në Poliçan

Në Bashkinë e Poliçanit ka nisur numërimi. Deri tani janë numëruar 2 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste Adriatik Zotkaj me 229 vota përkundrejt atij të ‘Bashkë Fitojmë’ i cili ka marrë Behar Xhaferaj i cili ka marrë 17 vota dhe Partisë Dermokratike, Florian Qamame 60 vota. 

Ora 23:18 Nis procesi i numërimit të votave në Pustec

Bashkia e Pustecit ka nisur procesin e numërimit të votave, e para bashki nga 5 të tjerat, në të cilën janë numëruar 2 kuti, nga të cilat deri më tani kandidati i Partisë Socialiste ka siguruar 385 vota, duke qenë kështu në avantazh ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë” i cili ka marrë 256 vota.

Pritet që së shpejti të nis numërimi edhe në 5 bashkitë e tjera, sikurse janë Bashkia Korçë, Pogradec, Maliq, Devoll, Kolonjë.

Ora 23.05 Nis numërimi i votave në Memaliaj

Ka nisur në orën 22:56 minuta procesi i numërimit në Memaliaj, ku nga një kuti e numëruar rezulton se në avantash është kandidati socialist Gjolek Guci. Në total janë 27 kuti, ndërsa pritet që së shpejti të nisë numërimi edhe në bashkitë në 6 e tjera, Gjirokastër, Dropull, Përmet, Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›