Veliaj për RTSH: Jam optimist për Rrogozhinë dhe Kavajën, por të rrimë me këmbë në tokë

Pas fitores në Kamëz dhe Vorë, Erion Veliaj në një intervistë për RTSH tha se është optimist për Rrogozhinën dhe Kavajën.
“Kamza ishte qershia mbi tortë, por erdhi qershia para tortës. Fitorja më gëzoi jashtë mase. Për Rrogozhinën dhe Kavaja duhet të jemi me këmbë në tokë, jemi optimist por flitet për numra të vegjël dhe nuk mund të dalim të themi do i fitojmë të gjitha. Të jemi me këmbë në tokë”, tha Veliaj.
Lidhur me votimet në Tiranë, Veliaj tha se është kurrizo të dijë nëse ka fituar në disa njësi që njihen gjithmonë si bastione të djathta.
“Janë disa zona qe janë tipikisht të djathtë dhe ne i kemi fituar kemi qenë forcë e parë, kjo është hera e parë që ne përballemi si blloqe dhe jam kurioze si do dalim në njësinë 8, 11 dhe në Zall Herrë. Në të kaluarën PS ka dalë forcë e parë, or nëse PD dhe LSI bashkonte votat dilte më shumë. Tani jam kurioz të di a i fitojmë dot të 27 njësitë”, tha Veliaj.
Duke vlerësuar mbajtjen e zgjedhjeve të qeta dhe tensione, Veliaj tha se shpreson që kjo të vijojë edhe gjatë procesit të numërimit të votave. Për të shmangur tensionet gjatë votimeve, Veliaj tha se kishte porositur stafet të ishin tolerantë.
“Kemi porositur të gjitha stafet tona të jenë tolerabtë dhe të mos krijojnë probleme. Më mirë ne tolerantë se sa të vazhdojmë lojën e provokimeve. Jam i lumtur që patëm 0 indicet dhe të vijojë kështu edhe procesi i numërimit”, tha Veliaj.
/rtsh.al/