Video/ Mosfunksionimi i 10% të pajisjeve të identifikimit, pajisjet ngarkohen pa kujdes

10 % e pajisjeve për identifikimin e kartave të identiteti gjatë procesit zgjedhor të ditës së sotme (14 maj), nuk kanë funksionuar. Nuk ka ende asnjë arsye mbi faktin e mosfunksionimit të këtyre pajisjeve, megjithatë RTSH ka siguruar një video, ku duket mënyra se si këto pajisje ngarkohen nga disa persona në kamionët e ushtrisë që përdoren nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për procesin zgjedhor.
Në video, shihen disa persona, të cilët hedhin pajisjet e identifikimit elektronik në mënyrë abuzive dhe pa përkujdesje në kamionë, duke lënë dyshime mbi faktin se përse këto pajisje nuk kanë funksionuar.
/rtsh.al/