Balla për rezultatin në Lushnjë dhe Fier: Kemi arritur mbi 60% të votave

Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla ka paralajmëruar një fitore të thellë me mbi 60% në Lushnjë dhe Fier.
“PS do jetë fituese në 6 bashkitë e qarkut Fier. Rezultati i Fierit dhe Lushnjës, është një rezultat që PS se ka pasur kurrë, kemi rezultat mbi 60%”, tha Balla.
Procesi i numërimit të votave nuk ka nisur ende, pasi po bëhet dorëzimi i materialeve zgjedhorë pranë KZAZ-ve përkatëse.
/rtsh.al/