E Hënë, 2 Nëntor 2026

VENEZUELË – Numri i të vdekurve nga tërmetet rritet në mbi 1 700

KARAKAS, 29 qershor /ATSH-DPA/ – Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë është rritur në 1 719, tha sot presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez.

Ky numër është më shumë se 250 mbi 1 450 të raportuar më parë.

Rodríguez tha se më shumë se 5 000 persona janë plagosur.

Ka pasur shumë paslëkundje, por tërmetet fillestare regjistruan një magnitudë prej 7,2 dhe 7,5 ballë.

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar, por me çdo ditë që kalon, ekspertët thonë se ka një shans më të vogël që viktimat të nxirren të gjallë nga rrënojat.

“Nëse ka ende të mbijetuar nën rrënoja, çdo sekondë ka rëndësi për ta tani”, tha sot  Simone Walter, koordinatore e ndihmës emergjente në organizatën e ndihmës ”Help”.

“Nga përvoja jonë me tërmetet e mëparshme, ne e dimë se vetëm rreth 10% e të gjithë personave të zhdukur mund të shpëtohen ende gjallë – koha po mbaron”, theksoi ajo.

Operacionet e kërkimit janë penguar nga paslëkundje të shumta.

Sot në mëngjes, një tërmet me magnitudë 4,6 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet e Venezuelës, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS)./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›