VEÇORI TË ZGJEDHJEVE VENDORE
Autori i Lajmit: Nga Xhavit Haliti
Pak ditë na ndajnë nga 15-nentori, nga data e zgjedhjeve për organet e pushtetit vendor. Për këto zgjedhje është folur shumë gjatë periudhës zyrtare të zhvillimit të fushatës, madje edhe para hapjes së saj.
Për to kanë folur gjithë subjektet politike, të përfshira në konkurrimin për fitoren, përmes votës, e pushtetit në 36- komuna, kanë folur përfaqësues në zë të shoqërisë civile, kanë folur titullarë të organizmave ndërkombëtare, të pranishme dhe vepruese në Kosovë, kanë folur dhe nuk rreshtin së foluri edhe anëtarët e kabinetit qeveritar të Serbisë dhe të forcave politike serbe në Kosovë, pjesëmarrëse ose jo në zgjedhjet vendore. Ky “bollëk” prononcimesh në shumëllojshmëri dhe kundërshti mendoj se është një provë bindëse për rëndësine e posaçme që kanë zgjedhjet e nëntorit për imazhin e Kosovës pas shpalljes se pavarësisë. 15-nëntori është data që do të vëjë në provë konfirmimin e aftësisë së të gjithë institucioneve qendrore shtetërore të Kosovës së pavarur dhe demokratike për të organizuar, realizuar e finalizuar zgjedhje të lira e demokratike. Por veç kësaj, këto zgjedhje do të kenë ndikim të drejpërdrejtë dhe mbi cilësinë e qeverisjes së qytetarëve, që, normalisht, në demokraci varet jo vetëm nga qeverisja qendrore, por edhe nga ajo komunale.
Për këdo që njeh Kushtetutën tonë, ose ka një ide për skemën, strukturimin dhe funksionimin e një shteti normal demokratik, është i qartë dallimi mes kompetencave ligjore dhe, rrjedhimisht, i mundësive realizuese qeverisëse të organeve lokale të pushtetit. Por, të papërvojë në ecurinë politike të një shteti demokratik (duke shmangur përvojën e pavarësië së njohur ndërkombëtarisht), mendoj dhe dua të vë në dukje dy veçori të propagandës së derisotme zgjedhore.
Se pari, protagonizmi i drejtuesve të forcave politike gjatë kësaj fushate, me dashje ose pa dashje, e ka shfytyruar atë, duke e shndërruar pushtetin vendor ne “ilaç shërues” të të gjitha “dhimbjeve” për konfirmim të pavarësisë dhe të gëzimit të “mirësive” të rrjedhura prej saj. Përllogaritjet për “mbijetesë apo jetesë”, për “vetëmjaftueshmëri ekonomike të Kosovës” do të ishin të nevojshme, për të mos thënë domosdoshmërisht të dobishme për zgjedhjet e Kuvendit, nga buron Qeveria e Presidenti dhe jo për 36-të komunat, që pritet të zgjidhen.Përball opinionit të sipërpërmendur, që i nxit qytetarët e etnisë shqiptare të marrin pjesë dhe të votojnë në 15 nëntor, publikohet ideja, të cilës edhe i mëshohet, se pjesëmarrja e shqiptarëve në këto zgjedhje i shërben krijimit të komunave të reja me shumicë serbe, që dëmtojnë komunat aktuale shqiptare dhe i hapin rrugë decentralizimit në vija etnike. E respektoj shqetësimin e deklaruesve dhe mbrojtësve të kësaj ideje, por…perfundimi i tyre më përkon me një fjalë të urtë, që përdoret në mbarë trevat shqiptare: “Për një plesht djeg jorganin”. Për tre, pesë apo gjashtë komuna serbe në kuadër të shtetit të Kosovës t’u bësh thirrje shqiptarëve të mos marrin pjesë në zgjedhje dhe të vësh në dyshim ekzistencën e pavarur, sovrane e demokratike të shtetit të njohur nga 63 anëtarë të OKB-së, më ngjan, jo vetëm politikisht, por edhe logjikisht i paarsyshëm.
Strukturat tona politike, në përputhje me sugjerimet ndërkombëtare, të pranishëm dhe me peshë në veprimtarinë, funksionimin dhe vendimarrjen në Kosovë, janë shfaqur më të interesuar e më ndjellës për tërheqjen e qytetarëve të etnisë serbe në Kosovë për pjesëmarrje në zgjedhjet e 15- nëntorit, sesa për 90 % të qytetarëve shqiptarë. Me ose pa dashje një thirrje ndjell ose tremb.
Së dyti kur kuptojmë peshën, rolin dhe kompetencat ligjore e vepruese të pushtetit vendor, që pritet të dalë më 15-nëntor, duhet jo vetëm t’i avitemi, por edhe t’i bashkohemi kërkesës që ripërseritet nga organet tona shtetërore, nga rezidentët më të rëndësishëm ndërkombëtarë në Prishtnë, nga përfaqësuesit diplomatikë të shteteve më të fuqishme kontribuese për këtë status që gëzojmë. Dhe kjo kërkesë, e thjeshtësuar është: Ne e bëmë tonën, ju bëni tuajën!Në 15- nëntor ne kemi shansin, duke marrë pjesë masivisht në zgjedhjet për pushtetin vendor, të shfaqemi e të dëshmojmë që Kosova është shtet, që qytetarët e saj, në shumicë, e respektojnë këtë shtet dhe karaterin demokratik të tij, që qytetarët kosovar të etnisë serbe pajtohen e vetëqeverisen në kuadër lokal jo nga Beogradi, por nga Prishtina.
Zgjedhjet e 15- nëntorit, mendoj se do të jenë një garanci e besueshme për ndërkombëtaret. Por, njëherësh dhe fuqimisht ato do të jenë karta kosovare e besimit si shtet i pavarur. Dhe, ndërkohë, edhe një prove për etnitë jo shqiptare, sidomos për serbët per t’u bërë dhe për t’u ndjerë politikisht, ekonomikisht, kulturalisht dhe emocionalisht qytetarë me të drejta civile e humane të njohura dhe të respektuara nga shteti i Kosovës.
Jemi në prag të zgjedhjeve. Gjithëkush e ka ndarë mendjen për votën. Të tjerë, si reaksion pakënaqësish ndaj kësaj apo asaj gjëje, ka përcaktuar si zgjidhje mospjesëmarrjen. Parashikimi i transmetuar në media se 57 % e kosovarëve nuk do të marrin pjesë në zgjedhje me tronditi. Nuk besoj dhe as që dua të besoj që ne, shqiptarët e Kosovës, që nuk e kursyem as gjakun për arritjen e këtij statusi që gëzojmë, ta vemë tani në dyshim, duke mos marrë pjesë në zgjedhje për qeverisësit e 36- komunave të shtetit tonë.
Pjesëmarrja masive në zgjedhje, liria dhe transparenca e zhvillimit të tyre është një garanci dhe “trampolinë” për tutjeshmërinë pozitive e të shpejtë të njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës në fundvitin e 2009-ës.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2009