Universiteti i Tiranës, 300 kuota për transferim studimesh
Autori i Lajmit: E.D
Ministria e Arsimit publikon 300 kuotat e përcaktuara për transferim studimesh nga universitetet e tjera për në Universitetin e Tiranës, në degë të të njëjtit profil. “Edhe pse këto kuota janë miratuar pak ditë më parë, aplikimet për to kanë përfunduar. Ditën e hënë do të dalin rezultatet e fituesve,” bënë të ditur dje burime nga
Universiteti i Tiranës.
Ndërkohë Ministria e Arsimit shpall dje edhe programin e bursave të Doktoratës dhe Postdoktoratës “Eugen Ionescu”, për vitin akademik 2010-2011 të akorduara nga Ambasada e Rumanisë në Tiranë. Programi i adresohet gjithë të interesuarve për programet e studimit të doktoratës dhe kërkuesve nga shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF). Bursat akordohen nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rumanisë (ëëë.mae.ro) dhe administrohen nga Agjencia Universitare e Frankofonisë (www.auf.org/regions/europe-orientale). Kohëzgjatja e bursës së studimit varion nga 3 deri në 5 muaj, duke filluar në datën 1 prill 2010. Secili kandidat i interesuar duhet të marrë kontakt me një nga 22 universitetet rumune (më poshtë ndodhen adresat e tyre të internetit) dhe, pasi të jetë pranuar nga njeri prej tyre, duhet të dorëzojë dosjen personale pranë zyrës rajonale të Agjencisë Universitare të Frankofonisë (AUF), së cilës i përket universiteti ku ka aplikuar. Më pas, dokumentacioni përcillet pranë zyrës rajonale për Evropën Qëndrore dhe Lindore të AUF-së, me seli në Bukuresht. Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga një Komision Rajonal ekpertësh. Për mënyrën e aplikimit dhe për informacion të mëtejshëm, të interesuarit t’i referohen adresave sipas listës së universiteteve të përfshira në Programin e Bursave “Eugen Ionescu” dhe faqes ose linkeve të Internetit të Agjencisë Universitare të Frankofonisë në Bukuresht (Agence Universitaire de la Francophonie). Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve pranë zyrës rajonale për Evropën Qëndrore dhe Lindore të AUF-së është data 11 dhjetor 2009. Për çdo informacion tjetër mund të merrni në numrat e telefonit 2230197. ista e adresave të e-mail dhe të internetit të universiteteve referuar faqes të internetit: http://www.auf.org/IMG/pdf/Univ_açueil_var_4.pdf
Dega Kuotat
Histori 2
Gjeografi 3
Gjuhë-Letërsi 4
Gazetari 6
Anglisht 10
Frëngjisht 2
Italisht 2
Gjermanisht 5
Matematikë 10
Fizikë 10
Inxhinieri Matematike dhe Informatike 10
Biologji 2
Kimi 1
Informatikë 6
Punë Sociale 2
Filozofi 1
Sociologji 1
Psikologji 7
Shkenca Politike9
Drejtësi 90
Mjekësi 10
Stomatologji 15
Farmaci 10
Infermieri e Përgjithshme 22
Mami (Infermieri)5
Fizioterapi 3
Imazheri 2
Administrim-Biznesi 22
Ekonomiks 3
Financë Kontabilitet 22
Administrim Biznesi (Turizëm) Sarandë 3
Gjithsej 300
Ky lajm është publikuar: 13/11/2009