Kontrolli i ligjshmërisë së institucioneve bazë e demokracisë
Berlin, 10 nëntor 2009
Në Berlin përfunduan festimet e përkujtimit të njëzetvjetorit të shembjes të Murit të Berlinit. Para Portës së Brandenburgut, ishim edhe ne, një grup shqiptarësh, mes mijëra berlinezëve dhe mijëra të tjerëve "berlinezë", ardhur nga anekënd bota.
"Ju përshëndesim, ju o berlinezë, ju o popull, që i dhatë fund luftës së ftohtë në mënyrën më të mirë, pa përdorur tanke e raketa, pa dhunë ushtarake!", këto ishin fjalët që dolën nga zemra e udhëheqësve të ShBA, Rusisë, Anglisë, Francës, Gjermanisë. Ato përshëndetje na kujtuan se edhe çështja e ndryshimeve në Shqipëri, pas shembjes së Murit, kishte të bënte me si dhe kujt do t‘i kalohej pushteti. Edhe ne shqiptarët e zgjidhëm në formën më të mirë këtë ndryshim: pa dhunë ushtarake nga ata që mburreshin, se pushteti merret me armë dhe mbrohet me armë. Mbresat festive i mora për t‘i hedhur në reportazhin që mendoja të shkruaja për këtë rast. Por, ditën tjetër, në mëngjes, duke lexuar në internet shtypin shqiptar, ndërroj mendje, befasohem nga deklarata e ambasadorëve të disa shteteve të Europës së Bashkuar, në lidhje me konfliktin mes forcave politike parlamentare shqiptare.
Vendos, të lë më një anë reportazhin e festës, i bindur se festimet, njerëzit në Shqipëri i panë në TV. Vendosa të shkruaj mbi deklaratën e atyre ambasadorëve, nxitur edhe ajo nga festimet e shembjes së Murit të Berlinit. Na duhet të shkruajmë me atë kurajë, me të cilën Xhon Kenedi iu drejtua botës kur u ndërtua Muri; me atë kurajë që Karol Vojtila na futi në zemër për prishjen e mureve të turpit; me atë kurajë që Presidenti Regan i kërkoi Presidentit Gorbaçov të heqë Murin.
Këtu në Berlin, të vijnë forca të jashtëzakonshme, për të nxjerrë në dritë të diellit të vërteta. Ato të vërteta që në Shqipëri mbulohen me gënjeshtra, thënë nga politikanë e opinionistë gjithfarë, "për hir të kalbësirave që kërkojnë shenjtërim" sipas Migjenit; për hir të asaj se ishin politikanët dhe jo populli që përmbysi diktaturën e proletariatit; për hir të tjetërsimit të pronës private dhe shtetërore, në favor të atij që është në pushtet.
Një prej të vërtetave, që kërkohet të mbulohet këtë radhë në Shqipëri, ka të bëjë me legjitimitetin, po - jo, të institucioneve publike. Këtë radhë me legjitimitetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Kontrolli i legjitimitetit të institucioneve publike është bazë e demokracisë. Ky kontroll sanksionohet në shumë Kushtetuta të vendeve të Europës së Bashkuar, p.sh. në Republikën e Italisë, me nenin 111 të Kushtetutës së saj. Ambasadorët e vendeve të Europës së Bashkuar e dinë këtë. Në vendet e tyre nuk luhet me legjitimitetin e institucioneve publike. Fatkeqësisht kontrolli i legjitimitetit të institucioneve publike nuk gjen vend në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Në Kushtetutën tonë, ne kemi të sanksionuar, drejtpërsëdrejti, kontrollin financiar dhe ekonomik, por jo kontrollin e ligjshmërisë së institucioneve publike nga populli.
Nga deklarata e bërë, ambasadorë të vendeve të Europës së Bashkuar, në vend që të na ndihmojnë për këtë çështje, duket se: ose nuk e kanë kuptuar se përse bëhet fjalë, në konfliktin mes shumicës dhe pakicës qeverisëse të Kuvendit të Shqipërisë, ose lajnë duart si Pilati, duke dhënë të kuptohet se shkeljet e demokracisë në Shqipëri mund të tolerohen edhe këtë herë, mjafton që palët të bien në kompromis.
Sot, në Shqipëri, vihen re dy gjëra. Njëra, është ajo që tregon për nivel të lartë demokracie, duke kërkuar kontroll të legjitimitetit të dyshuar, të një institucioni publik dhe tjetra, është ajo, që vete në drejtim të kundërt, duke kundërshtuar kontrollin e legjitimitetit të një institucioni publik të dyshuar. Problemi është i qartë. Zgjidhje ka vetëm një. Ajo është kontrolli i ligjshmërisë të institucionit publik me emër Kuvend i Shqipërisë.
Shqiptarët këtë radhë kanë mundësi ta bëjnë këtë kontroll.
Nëse ambasadorët e vendeve të Europës së Bashkuar do të na ndihmojnë, në rrugën tonë për kontrollin e legjitimitetit të dyshuar të Kuvendit të Shqipërisë, ne do t‘iu jemi mirënjohës. Në të kundërt, nuk kanë asnjë të drejtë të na pengojnë me as çfarëdo lloj deklarate.
Kemi njëzet vjet, që përpiqemi të realizojmë qëllimin tonë, për të jetuar në paqe, në demokraci dhe drejt progresit së bashku me të tjerë, të cilët besojnë në Europën e Bashkuar. Konflikti aktual qeverisës në Shqipëri nuk tregon prapambetje demokracie. Zgjidhja me kompromis e këtij konflikti jashtë kontrollit të legjitimitetit të Kuvendit të Shqipërisë, tregon prapambetje demokracie. Gjërat e këqija, të mbuluara, si kësaj radhe, mbulimi i dyshimit për legjitimitetin e Kuvendit të Shqipërisë, ngadalëson demokratizimin e qeverisjes sonë.
Ne shqiptarët u ribashkuam me Europën, ditën e Shembjes së Murit të Berlinit. Integrimi i vonuar i Shqipërisë në Europën e Bashkuar, është çështje vetëm e cilësisë së keqe qeverisëse, pas shembjes së Murit, nga qeverisës, të cilët deri më sot, kanë mbërritur në pushtet me legjitimitet të dyshuar dhe nuk lejojnë, si këtë radhë, kontrollin e legjitimitetit të tyre qeverisës, kur ai është qoftë edhe i dyshuar.