E Diel, 1 Nëntor 2026

Stiven Segal, aktori akuzohet për ngacmim seksual



Aktori i filmave aksion Stiven Segal është akuzuar nga ish-asistentja e tij për trafikim të femrave për seks. Ish-modelja Kajden Nguyen thotë se ajo kishte aplikuar për punë si asistente ekzekutive e aktorit në muajin shkurt 2009, por nuk e kishte pasur idenë se në të ishte përfshirë edhe detyra për ta kënaqur seksualisht aktorin. Në letrat e gjykatës së siguruara nga revista “TMZ”, Nguyen supozon se Segal ka pasur dy vajza ruse “të cilat ishin të gatshme për nevojat e tij seksuale 24 orë, 7 ditë në javë” dhe njëra prej tyre ishte larguar. Në këtë moment asaj i është dashur ta zëvendësojë vajzën e larguar. Nguyen thotë se Segal e kishte trajtuar atë “si objekt seksi” dhe që në ditën e parë që kishte filluar punë si asistente, ai e kishte bërë të tijën. Nguyen kërkon mbi 1 milionë euro nga aktori, për shkak të dëmeve të shkaktuara për ngacmim seksual, trafikim seksual të femrave dhe përfundim të gabueshëm, si edhe ankesa të tjera.

Dejvid Dukovni
Sëmuret pasi puth Demi Mur

Është një nga femrat më të bukura të Hollivudit dhe me sukses vazhdon karrierën e saj si aktore. Bëhet fjalë për Demi Mur, e cila është refuzuar nga Dejvid Dukovni me të cilin xhiroi filmin më të fundit. Dukovni kishte refuzuar ta puthte Mur gjatë xhirimeve të filmit të tyre të ri “The Joness”, pasi bukuroshja e Hollivudit ishte e ftohur. Aktori kishte protestuar kur kishte ardhur koha që dyshja të jepnin puthjen, por kjo nuk kishte pasur efekt dhe ai kishte marrë sëmundjen nga bashkëaktorja. “Ajo ishte tmerrësisht e ftohur. Thashë me vete, ‘Nuk dua ta puth këtë femër!’ U sëmura edhe unë... Ajo ma ka borxh!”, ka thënë Dukovni i nervozuar, në të njëjtën kohë me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë.

14 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›