E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO- “Kërkojmë revolucion”- Studentët e Mjekësisë nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, duke dalë në protestë për të kërkuar ndryshime dhe për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

studentet e mjekesise

Me thirrjen “studentët kërkojmë revolucion”, ata janë mbledhur për të përcjellë mesazhet e tyre dhe për të kërkuar reagim nga institucionet përgjegjëse.

Kujtojmë që prej më shumë se dy javësh studentët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe pedagogët, të cilët janë solidarizuar, duke thënë se do të qëndrojnë në krah të studenteve deri në plotësimin e kërkesave, ku kryesorja është dorëheqja e Edi Ramës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›