Qeveria miraton 5 milionë lekë për mjekimin e Erion Vishkullit

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Erion Vishkullit në masën 5 milionë lekë.
Sipas vendimit, fondi do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Pagesa do të kryhet me paraqitjen e faturave përkatëse nga institucioni ku do të kryhet kurimi.
Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë.
/e.i/r.e/a.f/