VIDEO- Pas bojkotit të Konferencës së Kryetarëve, opozita shkon në Parlament
Pas bojkotit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku u prezantua paketa fiskale për vitin 2027, opozita është paraqitur në Parlament.

Pavarësisht qëndrimit të mbajtur duke mos marrë pjesë në atë mbledhje, deputetët e opozitës kanë vendosur të marrin pjesë në punimet e Kuvendit.
Sipas PD-së, mbledhja e Konferenes se Kryetareve ishte thirrur pa respektuar afatin 48-orësh të parashikuar në Rregulloren e Kuvendit. Opozita kërkoi që dokumentet të vihen në dispozicion të deputetëve dhe shqyrtimi i buxhetit të zhvillohet me transparencë dhe kohë të mjaftueshme për debat e analiza.