E Diel, 1 Nëntor 2026

Transferimi në Fier, reagon sërish Veliaj: U deshën 31 orë të na thoshin se vendimi ishte sekret! Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish për transferimin e tij në Fier, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve theksoi se vendimi për lëvizjen e tij nga paraburgimi i Durrësit ishte “sekret shtetëror”.

rama veliaj reagimi

Në një reagim në rrjete sociale, Veliaj thotë me ironi se Drejtorisë së Burgjeve iu deshën 31 orë për të thënë se vendimi ishte sekret, ndërsa shton se gjithashtu synohet që t’i mohohet edhe mundësia për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar atë.

Ai i kërkon po ashtu Drejtorisë së Burgjeve që t’i vënë në dispozicion autorizimin e kryeministrit Edi Rama për lëvizjen në fjalë.

Duke u bazuar në ligj, Veliaj shprehet se autoritetet që mund ta klasifikojnë një çështje si sekret janë Presidenti, Kryeministri dhe çdo institucion që autorizohet prej këtij të fundit.

“U deshën 31 orë që më në fund të na thuhet se vendimi është sekret! Pra, jo vetëm që nuk na vihet në dispozicion akti, por synohet të na mohohet edhe mundësia për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar efektivisht atë.

Ateherë kalojmë në faqen tjetër të kësaj maskarade: nga arbitrariteti i vendimmarrjes te fshehja e saj pas sekretit shtetëror! Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit që ju autorizon si autoritet klasifikues.”, shkruan Veliaj.

Reagimi i Veliajt

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›