Transferimi i Veliajt në Fier, Agron Duka ‘zbulon’ prapaskenat: Janë prekur interesa, u vendos në mbrojtje të studentëve dhe protestave! Mbrojtja e tij, mesazhe për Ramën
Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka, ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, ku është shprehur se pas kësaj lëvizjeje mund të qëndrojnë interesa të prekura mes Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas Dukës, statusi i publikuar nga Veliaj për humbjen e Vuçiçit dhe fitores së studentëve dhe protestave ishte një reagim që, në mënyrë të tërthortë, mund të lexohej edhe si një mesazh për kryeministrin Rama dhe revoltën studentore në vendin tonë.
Ai u ndal edhe te kushtet në burgun e Fierit, duke e cilësuar atë më pak komod se burgu i Durrësit, ndërsa e konsideroi qesharak justifikimin nga Drejtoria e Burgjeve, se transferimi përbënte sekret shtetëror.
“Për mua, dukshëm Veliaj u vu në mbrojtje të studentëve, të protestave, me atë statusin që bëri, sidomos ato 2-3 fjali të fundit, kur e mbyllte me Vuçiçin, që nëse e zëvendësoje me Ramën, shkonte tamam. Kam përshtypjen unë që ai ishte njëfarë reagimi që të mos vazhdojë më, sepse, në fund të fundit, në këto momente Rama ruhet nga të gjithë, edhe nga të vetët brenda. Nuk është se kjo është një luftë parimore, padyshim janë prekur interesa, duket që e kanë lëshuar”, u shpreh Duka.
Më tej, kreu i Partisë Agrare komentoi edhe zhvillimet brenda Partisë Socialiste, duke deklaruar se reagimet në mbështetje të Erion Veliajt janë njëkohësisht mesazhe për Edi Ramën.
Sipas tij, brenda PS-së ka një luftë të brendshme dhe pakënaqësitë mund t’i kthehen kryeministrit në bumerang.
“Edi Rama e ka filluar që kur ka ardhur në pushtet, fut njërin shkelm, e fut tjetrit shkelm. Ikën njëri në një drejtim, tjetri në drejtim tjetër. Në njëfarë mënyre, këto do t’ia kthejnë bumerang, nuk është profeti, siç mendon ai. Dhe këta njerëz që kanë kontribute brenda këtij lloj sekti, se për mua nuk ka PS atje, ka luftë brenda llojit. Dhe këta kanë ndikimet e veta, njerëzit e vet, dhe reagimet e këtyre njerëzve në favor të Erionit janë reagime dhe mesazhe edhe për Ramën”, deklaroi Duka.
Në fund, Duka komentoi edhe qëndrimet e Erion Braçes dhe Elisa Spiropalit, duke thënë se krijimi i një grupimi brenda PS-së mund të ishte pozitiv, ndërsa theksoi se, sipas tij, “ky lloj mbretërimi i Ramës duhet të marrë fund”.
Agron Duka: Për mua, dukshëm Veliaj u vu në mbrojtje të studentëve, të protestave, me atë statusin që bëri, sidomos ato 2-3 fjali të fundit, kur e mbyllte me Vuçiçin, që nëse e zëvendësoje me Ramën, shkonte tamam. Kam përshtypjen unë që ai ishte njëfarë reagimi që të mos vazhdojë më, sepse, në fund të fundit, në këto momente Rama ruhet nga të gjithë, edhe nga të vetët brenda. Nuk është se kjo është një luftë parimore, padyshim janë prekur interesa, duket që e kanë lëshuar.
Durrësi dihet që është një burg shumë më komod se Fieri. Jo vetëm për komoditetin apo se është larg, por në Fier ka shumë kontroll dhe është shumë e vështirë, dhe atje nuk lejohet të përdoren telefona apo komunikime. Kjo është qesharake, të gjesh një sebep dhe të thuash se ishte sekret transferimi. Sekret nuk ka asnjë gjë. Sekreti, sipas meje, është që u tek një ditë të bukur, kur ai ishte në Durrës, pas asaj që ndodhi, e degdisën, siç e tha dhe ai, në Fier.
Çuçi dhe Xhafa kërkojnë shpjegime nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.
Agron Duka: Edi Rama e ka filluar që kur ka ardhur në pushtet, fut njërin shkelm, e fut tjetrit shkelm. Ikën njëri në një drejtim, tjetri në drejtim tjetër. Në njëfarë mënyre, këto do t’ia kthejnë bumerang, nuk është profeti, siç mendon ai. Dhe këta njerëz që kanë kontribute brenda këtij lloj sekti, se për mua nuk ka PS atje, ka luftë brenda llojit. Dhe këta kanë ndikimet e veta, njerëzit e vet, dhe reagimet e këtyre njerëzve në favor të Erionit janë reagime dhe mesazhe edhe për Ramën.
Kazani zien edhe te PS-ja, nuk besoj se kjo punë kalon kështu. Nëse do të vazhdosh jetën politike me këtë zgjedhë, e ke të pamundur, ose ndryshe mbaj integritetin dhe ik nga politika. Përndryshe, kryetari i partisë të emëron, të bën deputet dhe, nëse ai nuk do, herën tjetër nuk je.
Gabimi i këtyre, e di kush është? I rreh mendja, duhet ta ndajnë mendjen, se nuk i vë më ky këta. Nëse këta ndajnë mendjen, “kështu si them unë”, ruajnë integritetin dhe bëjnë luftë parimore, ngrenë kokën, por u kujtohet edhe kur vjen puna te listat. Mbase do të ketë ndonjë nga këta që do të tregojë njëfarë integriteti rrugës në vijim.
Për të gjitha çështjet them, edhe për këtë të studentëve, protestën. Edhe si Neomalësorja mund të ndodhë. Erjoni, Elisa tentuan, për mua bënë gabim, se ishin politikanë me eksperiencë, por mbase them edhe që më mirë që kanë ndenjur atje, se kjo punë ka dhe një lloj peshe, që do të jetë mirë të krijojnë një grup brenda llojit, pozitiv. Por edhe ky lloj mbretërimi i Ramës duhet të marrë fund.