E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Atentati me dy të plagosur, policia lëviz automjetin e djegur, dyshohet se u përdor nga autorët

Kevin Hajrulla ishte shënjestër e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, në lagjen “24 maji”. Hajrulla ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

I plagosur nga të shtënat me armë mbeti edhe një kalimtar i rastit, Armand Spahiu. Gjithashtu pas këtij atentati u gjet një automjet i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Ndërkohë mësohet se policia ka lëvizur nga vendi ku u dogj, automjetin që u qëllua në drejtim të Kevin Hajrullës.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›