E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Kaos në bypasin e Murrizit, makina në kanal, të bllokuara në rrugë, njerëz që ecin në këmbë

Situata në byppasin e Murrizit vijon të jetë e rënduar. Dhjetra makina kanë mbetur të bllokuar ose kanë rënë në kanale.

Veç automjeteve private ka edhe mjete të transportit publik ku kanë si pasagjer, fëmijë gra e të moshuar.

Drejtuesit e mjeteve thonë se prej 6 orësh kanë mbetur të bllokuar, ndërsa borëpastrueset nuk kanë arritur të hapin qarkullimin.

Shumë pasagjer janë kthyer pas ose kanë ecur në këmbë në bypass dhe tjetër makinë ka dalë e i ka transportuar për në destinacion.

Reshjet e borës vijojnë ndërsa ka nisur ngrica në rrugë.

Policia ma bllokuar dy anët e bypassit per të mos lejuar të tjera automjete të futen, ndërsa alternativa e vetme është rruga e vjetër Milot – Burrel – Klos – Bulqizë

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›