E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO LAJM/ Rikthehet Hazbi Kasaj me mallkimet e tij. Kërkon legalizimin e hashashit: E kanë bërë monopol

hazbi

Hazbi Kasaj, kandidat i Partisë së Punës së Shqipërisë për qarkun e Gjirokastrës, është rikthyer sërish. Tetë vjet më parë ai u bë i famshëm pasi deklaroi se ai që nuk më voton mua, i daltë kanceri në grykë.

Kësaj here, për televizionin lokal ai deklaron se ata që nuk më japin votën, u bëfshin qen e mace e bredhshin nëpër koshat e plehrave.

Ai shtjellon programin e tij, duke kërkuar mes të tjerave edhe legalizimin e hashashit, pushkatimin e atyre që bëjnë vrasje, etj./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›