E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Moti i keq, përmbytje në disa zona të Pogradecit! Në fshatin Dardhas bllokohet rruga

Edhe qarku i Korçës po përballet me problematika të mëdha si pasojë e reshjeve.

Për shkak të reshjeve intensive, lumi i fshatit Rrëmenj në Pogradec ka dalë nga shtrati duke pushtuar rrugët e banesat.

Situatë e vështirë paraqitet edhe në fshatin Dardhas.

Rrëshqitja e dherave e bëri të pakalueshme rrugën e fshatit e cila ka pësuar çarje. Rrëshqitje që nuk ka kursyer as varrezat e fshatit, poshtë rrugës.

Prezencë të madhe uji edhe në Progër, ku hyrja e fshatit i ngjan një rezervuari.

Mbrojtja Civile ka njoftuar se prezencë uji ka edhe në afërsi të banesave në fshatrat Çiflig Shamoll dhe Denas të qarkut Korçë.

Ndërkohë është çarë argjinatura edhe në përroin e Oshticës ndërsa prurjet e Lumi Dunavec janë po ashtu të konsiderueshme.

LEXO EDHE: Moti i keq në Durrës/ Situata më problematike në Kënetë, 953 banesa dhe 100 ha tokë të përmbytura

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›