VIDEO/ Qarkullimi me një sens te “Shkalla e Zezë”, rrëshqitje dheu në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka njoftuar se për shkak të kushteve të rënduara atmosferike me reshje të dendura shiu, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë” ka ndodhur rrëshqitje e një masivi dheu dhe gurësh.
Si pasojë, qarkullimi i mjeteve në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë” po zhvillohet vetëm me një sens lëvizjeje.
Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e Policisë së Gjirokastrës, në bashkëpunim me strukturat e Emergjencave Civile dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.
Ndërkohë, është rritur prezenca e shërbimeve policore në të gjitha akset e qarkut, me punonjës me uniformë dhe automjete të pajisura me fenelina, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ofrimin e ndihmës për drejtuesit e mjeteve, në rast nevoje.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër Njoftojmë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, se si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe guresh, për shkak të kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, aksi rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, konkretisht në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, funksionon me një sens lëvizjeje. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Strukturat e Emergjencës dhe me ato të ARrSh-së po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës. Gjithashtu, është rritur prezenca e shërbimeve me uniformë dhe me automjete të pajisura me fenelina, në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe ofrimin e ndihmës përdoruesve të rrugës, në rast nevoje. Policia e Gjirokastrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi ka prezencë të ujit në akset rrugore. Gjithashtu, apelon për vëmëndje të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor. Për çdo nevojë ose problematikë, telefononi në numrin pa pagesë 112!