E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Papa Leoni XIV viziton “Xhaminë Blu”, heq këpucët kur futet

Papa Leoni XIV, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, shkoi edhe në “Xhaminë Blu” në Stamboll, ku u prit dhe u shoqërua nga kreu i Komunitetit Mysliman (Diyanet), Safi Arpagus.

Ashtu si paraardhësi i tij, Papa Françesku, dhe të tjerë para tij, edhe Leoni XIV hoqi këpucët në respekt të traditës islame.

Xhamia Sultan Ahmet, e njohur gjerësisht si “Xhamia Blu”, është ndër faltoret më të rëndësishme të Stambollit.

E ndërtuar mes viteve 1609-1617 nga sulltan Ahmeti I, ajo u ngrit mbi një pjesë të ish-Pallatit të Kostandinopojës, me synimin të bëhej qendra kryesore e adhurimit në Perandorinë Osmane.

Ajo mori nofkën “Blu” falë 21 mijë e 43 pllaka të qeramikës turke që zbukurojnë muret dhe kupolën.

Xhamia është e vetmja në Turqi me gjashtë minare (zakonisht janë katër), ndërsa më shumë ka vetëm xhamia e Qabes në Mekë, me shtatë minare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›