E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Përkeqësohet situata me zjarrin, të paktën 4 të lënduar! Ndërhyn edhe helikopteri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të martë një pallat shumë-katësh.

Bëhet fjalë për një kompleks pallatesh në afërsi të spitalit “Nënë Tereza”, ku aty pranë janë dhe konviktet e studentëve të mjekësisë dhe infermierisë.

Deri në këto momente, raportohet për të paktën katër person të lënduar.

QSUT ka njoftuar se të paktën dy qytetarë dhe dy zjarrfikës janë paraqitur në urgjencë me shenja asfiksie.

LEXO EDHE: Zjarri shkrumbon pallatin në Tiranë, ndërtuesi i tij kunati i famshëm i Fatmir Xhafës (EMRI)

Siç duket dhe nga pamjet një prej banorëve u nxorr nga zjarrfikëset përmes shkallëve ndihmëse, pasi ndodhej në katet e sipërme të godinës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›