E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Flakët vështirësojnë ndërhyrjen, banorët nxirren përmes shkallëve të zjarrfikësve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat përballë Qendrës Spitalore Universitare “Nën Tereza” në Tiranë.

Siç duket nga pamjet zjarri rrezikon të përfshijë edhe pallatin tjetër që ndodhet pranë.

Flakët po vështirësojnë edhe ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërsa banorët po evakuuohen përmes shkallëve të emergjencës.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa deri tani raportohet për një person të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›