E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Situata mbetet kritike! Zjarri përhapet edhe në pallatet e tjera të kompleksit. 7 të lënduar deri tani

Përkeqësohet situata, zjarri përhapet në pallatet e tjera të Kompleksit pranë QSUT-së,

Flakët kanë përfshirë të tjera apartamente.

Për situatën e zjarrit angazhuar edhe helikopterë ushtrie, 6 ekipe zjarrfikëse, emergjencat civile, ushtrake, RENEA etj.

Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa banorët janë evakuuar nga banesat e tyre.

Deri më tani raportohet se 2 persona janë te reparti i Djegie-Plastikës në QSUT, ndërsa 5 të tjerë po menaxhohen në Urgjencën e QSUT-së.

Situata ka alarmuar edhe Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku repartet e Urgjencës dhe Djegies Plastike janë vënë në gatishmëri, për çdo situatë që mund të krijohet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›