Zjarri masiv në Tiranë! 50 efektivë, 2 helikopterë dhe 8 zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve. QSUT në gatishmëri

Zjarri i rënë pasditen e sotme, pranë QSUT, përpiu të gjithë pallatin duke e djegur brenda pak minutash, ndërsa banorët nxituan të evakuoheshin.
Ndërkohë që, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke prekur edhe pallate të tjera të kompleksit.
Në aksionin për shuarjen e flakëve kanë marrë pjesë 8 zjarrëfikëse, autoambulanca, 2 helikopterë Cougar dhe 50 persona, zjarrëfikës, ushtarë, forca të Policisë dhe RENEA-s.
Në terren është edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, për të vëzhguar nga afër situatën.
Deri në këto momente, nga QSUT raportohet për 7 persona të asfiksuar, mes tyre dy zjarrfikës.