E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Policia në ndjekje të protestuesve në rrugicat e Tiranës, ndalon disa të rinj te “Mine Peza”, të tjerë shpëtojnë duke u hedhur nga çatitë

Policia ka vijuar ndjekjen e protestuesve në rrugicat e Tiranës, ku disa të rinj janë ndaluar në zonën e rrugës “Mine Peza”, ndërsa të tjerë kanë tentuar t’u shpëtojnë efektivëve duke u ngjitur në çatitë e banesave.

protesta studentet cati mine peze policia

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga gazetari Blendi Fevziu, shihen tre të rinj të shtrirë në tokë, me duart pas trupit, ndërsa në një cep të rrugës ndodhen disa vajza të ulura.

protesta studentet cati mine peze policia (2)

Ndërkohë, në video dallohen edhe disa efektivë policie që hyjnë në banesa për të kontrolluar çatitë, ku dyshohet se ishin fshehur protestues të rinj.

Disa prej tyre kanë arritur t’u shpëtojnë efektivëve duke u hedhur në anën tjetër të rrugës.

protesta studentet cati mine peze policia (5)

protesta studentet cati mine peze policia (6)

protesta studentet cati mine peze policia (5)

protesta studentet cati mine peze policia (3)

protesta studentet cati mine peze policia (4)

protesta studentet cati mine peze policia (1)

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›