VIDEO/ Tensione në bulevard, Policia shpërndan studentët duke hedhur gaz lotsjellës! Të rinjtë qëllojnë me gurë ndaj automjetit ujëhedhës
Tensione janë shënuar sërish mbrëmjen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” teksa studentëtu kthyen sërish në protestë. Policia i shpërndau të rinjtë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Të rinjtë më pas nisën të qëllonin me gurë drejt automjetit ujëhedhës.
Përplasje janë shënuar edhe gjatë gjithë ditës së sotme, ndërsa revolta studentore u shtri edhe në shumë qytete të tjera të vendit.
Të rinjtë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kanë shkatërruar sinjalistikën rrugore, kanë shkaktuar dëme në institucione shtetërore dhe biznese të ndryshme në rrugët e Tiranës.
Studentët shprehen se do të vazhdojnë sulmet deri në largimin e kryeministrit, pasi siç theksojnë ata, nuk u dëgjuan gjatë protestës paqësore, që nisi në fund të muajit maj.