E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensione pranë rrugës së Elbasanit, hidhen granata shurdhuese, policia krijon një bllokadë! Të rinjtë shkatërruan një kioskë dhe sinjalistikën

Tensione janë shënuar pranë rrugës së Elbasanit në Tiranë, ku studentët janë përballur sërish me efektivët e Policisë, që kanë krijuar një bllokadë.

Siç shihet nga pamjet, janë hedhur edhe granata shurdhuese, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës si dhe ka krijuar një bllokadë në rrugë.

Të rinjtë kanë shkatërruar në këtë zonë sinjalistikën si dhe një kioskë, frigoriferët e së cilës i kanë vendosur në mes të rrugës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›