VIDEO/ Protestuesit mblidhen pranë selisë së Partisë Socialiste, policia shpërndan të rinjtë me plumba manovër dhe gaz lotsjellës
Nga kryeministria protestuesit janë mbledhur pranë selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, ku policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e tyre, duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba manovër.
Siç shihet në pamjet filmike, efektivët kanë qëlluar në drejtim të protestuesve, ndërsa sasia e madhe e gazit lotsjellës i ka detyruar të rinjtë të largohen nga zona.

Pas ndërhyrjes së policisë, turma është shpërndarë në disa drejtime, me protestues që janë zhvendosur drejt rrugës së Kavajës, pranë Bankës së Shqipërisë dhe zonës pranë Katedrales Ortodokse.
Përdorimi i gazit lotsjellës ka bërë që protestuesit të mos mund të qëndrojnë më në zonën pranë selisë së PS-së, duke u larguar drejt rrugëve përreth.


