E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Tensione te Sheshi Skënderbej, protestuesit i afrohen ujëhedhësit dhe përleshen me policët! Blutë tërhiqen për pak momente

Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit kanë vijuar edhe te Sheshi Skënderbej, ku demonstruesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve.

Në përpjekje për të shpërndarë turmën, uniformat blu kanë përdorur autobotin me ujë me presion. Disa protestues kanë arritur t’i afrohen autobotit dhe kanë goditur efektivët e policisë me shkopinj.

Pas përshkallëzimit të situatës, policia është tërhequr pjesërisht nga sheshi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›