E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Protestuesit sjellin rrotull nëpër Tiranë forcat e policisë, të rinjtë marshojnë në kryeqytet të ndjekur nga efektivët

Një grup protestuesish, të shkëputur nga turma e mbledhur pranë Ministrisë së Brendshme, kanë marshuar në disa rrugë të Tiranës, duke sjellë rrotull qytetit edhe efektivët e Policisë.

Të rinjtë kanë vijuar lëvizjen përgjatë bulevardit “Zogu i Parë” dhe më pas në rrugën “Asim Vokshi”, duke i zhvendosur edhe forcat e policisë nga njëra zonë në tjetrën.

Siç shihet edhe nga pamjet, gjatë marshimit disa protestues u kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave, ndërsa kanë nxjerrë në rrugë edhe pjesë metalike të trafikndarëseve dhe sende të tjera.

policia marshimi portesta tirane (3)

Ndërkohë, efektivët, të pajisur me maska dhe pajisjet përkatëse, i kanë ndjekur të rinjtë përgjatë rrugëve kryesore dhe rrugicave të lagjeve, duke u zhvendosur bashkë me ta nëpër kryeqytet.

policia marshimi portesta tirane (1)

policia marshimi portesta tirane (2)

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›