E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Protestuesit rikthehen drejt Kryeministrisë, tërhiqen autobotet e ujit dhe efektivët e FNSH-së! Të rinjtë duartrokasin dhe afrohen më pranë godinës së qeverisë

Protestuesit janë afruar deri te dera e Kryeministrisë, ndërsa autobotet me ujë dhe efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë tërhequr nga kordoni i krijuar në Bulevard.

Siç shihet nga pamjet, autobotet janë zmbrapsur duke parkuar pranë godinës së qeverisë bashkë me efektivët.

Vendimi është mirëpritur nga protestuesit, të cilët kanë duartrokitur vendimin në mënyrë paqësore, pa trazira.

terhiqen policia (1)

Mes protestuesve, një i ri është ngjitur edhe në shkallët e Kryeministrisë me një fëmijë në krah.

Ndërkohë, ende nuk dihet ende arsyeja e një lëvizje të tillë dhe ‘armëpushimi’ mes tyre.

1792179716_hfghfgh

terhiqen policia (7)

terhiqen policia (6)

terhiqen policia (5)

terhiqen policia (4)

terhiqen policia (3)

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›