E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensione në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Policia hedh gaz lotsjellës drejt protestuesve, plagoset një vajzë: Thërrisni ambulancën!

Tensionet janë rikthyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku vijon protesta e studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve kundër qeverisë.

Gjatë përplasjeve, Policia e Shtetit ka përdorur gaz lotsjellës, ku për pasojë është plagosur një vajzë e cila ndodhej mes turmës së protestuesve.

Sipas raportimeve nga terreni, të rinjtë kanë bërë thirrje të lajmërohej ambulanca, ndërsa policia ka hedhur sërish gaz në drejtim të tyre, teksa ata i jepnin ndihmë të resë.

Mësohet gjithashtu se asaj i është dhënë ndihma e parë nga disa të pranishëm, të cilën e kanë marrë në krah dhe e kanë larguar drejt një vendi më të qetë në pritje të ambulancës.

Screenshot 2026-10-16 184739

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›