E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ “Pusho o gjel deti”! Sot u zyrtarizua Kryeinspektor i Përgjithshëm, çfarë i thoshte Rama Dash Sulës në nëntor 2022

Ish deputeti demokrat Dashnor Sula është zyrtarisht Kryeinspektor i Përgjithshëm, një pozicion për të cilin Fax News shkroi javë më parë por u mohuan publikisht nga vetë Sula.

LEXO EDHE: Është propozuar për postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, reagon Dashnor Sula

“Jam duke ikur për në Itali. Dhe nuk kam marrë ende asnjë detyrë”, thoshte Sula dukemohuar kategorikisht lajmin se do të ishte ai pasuesi i Shkëlqim Hajdarit, i cili gjithashtu sot mori detyrën e Prefektit të Tiranës.

Ndërsa sot, Këshilli i Ministrave, gjatë mbledhjes së saj vendosi edhe dy emërimet e mësipërme.

Dashnor Sula ka qenë deputet i Partisë Demokratike për disa legjislatura dhe njihej për debatet e tij të ashpra me kundërshtarët politikë dhe një zë i fortë kundër vjedhjes dhe korrupsionit në çdo dalje të tij publike.

Madje, gjatë një debati në parlament, kryeministri Edi Rama do e quante edhe “gjel deti Peqini”, një etiketim që merr shkas në traditën e banorëve të Peqinit për të rritur gjela deti.

“Pusho, o “gjel deti”, pusho! Pusho me atë fjalor, sepse nuk je në festën e gjelave të detit të Peqinit! Pusho, o bedel! Pusho! Me cilën gjuhë?! Po ju që në mëngjes çoheni këtu duke ngritur dhe ulur gjithë dynjanë si hajdutë. Si nuk ju vjen turp?! Ngrini dhe ulni dynjanë si hajdutë, ju bedelë! Pusho o “gjel deti”, pusho! O “gjel deti”, pusho, se nuk je këtu në vendin tënd, je gabim këtu, je aksident! Mjerë Shqipëria për ty dhe për ata si ti!”, i drejtohej Rama nga foltorja e Kuvendit Dashnor Sulës në seancën parlamentare të 9 nëntorit 2022.

“Më vjen turp në gjendjen që ka përfunduar ai parlament. Jam totalisht kundra ndaj çdo lloj fyerje dhe arrogance. Dje ishte e njëjta situatë.

Foli z. Alibeaj por nuk ka të drejtë kryeministri të dalë dhe flasë me një fjalor që nuk është i denjë. Unë nuk jam ndierë i ofenduar personalisht, por për institucionin në radhë të parë, për deputetët për parlamentin”, do të shprehej një ditë më pas Sula.

Por në Shqipëri shumë gjëra harrohen dhe jeta vazhdon normalisht.

Suksese z.Dashnor Sula në detyrën e tij të re.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›