VIDEO/ Seanca plenare, opozita me pankarta përplas duart në tavolina: Me studentët
Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme në parlament. Opozita e PD-së ka hyrë në seancë me pankarta nga protesta e studentëve në dy javët e fundit.

Sakaq, teksa kryeparlamentari Niko Peleshi po lexonte rendin e ditës në nisje të seancës, deputetët e PD po përplasnin duart në tavolinat e tyre për të moslejuar zhvillimin e seancës, për shkak të dhunës policore ndaj të rinjve në protesta.