VIDEO/ Skandal! Dhunë barbare ndaj protestuesit, grupi i policëve të FNSH e godasin papushim
Një tjetër situatë e rëndë është shënuar gjatë protestës së studentëve pranë Kryeministrisë, ku disa efektivët të FNSH-së kanë dhunuar barbarish një prej të rinjve.
Siç shihet edhe nga pamjet, i riu ka tentuar t’i largohet efektivëve duke vrapuar drejt Piramidës, por nuk ka mundur dhe forcat e FNSH-së e kanë bllokuar në tokë dhe kanë nisur ta godasin me shkop gome vazhdimisht.

Kjo sjellje dhe dhunë nga ana e forcave të policisë nuk është e re për të rinjtë protestues, të cilët po përballen për të katërtën ditë me radhë me një përgjigje agresive nga ana e Policisë së Shtetit.
Edhe gjatë protestës së paradites së sotme para Ministrisë së Arsimit, mbetën të lënduar disa të rinj për shkak të dhunës së ushtruar nga efektivët gjatë përplasjeve për t’i larguar.

