E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Skandal, policia bllokon në një rrugicë protestuesit e mitur dhe i dhunon me shkopinj gome! Kamerat e sigurisë filmojnë momentin

Pamje të kamerave të sigurisë kanë dokumentuar momentin kur disa protestues të mitur tentojnë t’u shpëtojnë efektivëve të policisë, duke u futur në një rrugicë pranë Medresesë në Tiranë, por përfundojnë të bllokuar, pasi rruga rezulton pa dalje.

Sipas pamjeve, në përpjekje për t’u larguar, disa prej të rinjve tentojnë të kapërcejnë një mur rrethues, pranë asaj që duket si një kantier ndërtimi.

Në këtë moment, efektivët arrijnë të kapin disa prej tyre dhe, siç shihet në video, i godasin me shkopinj gome. Ndërkohë, disa protestues të tjerë arrijnë të largohen.

protestues policia dhunon te miturit kamera (5)

Gjatë ndërhyrjes dëgjohen të rinjtë duke iu kërkuar efektivëve të ndalojnë dhunën. “Mos na dhunoni”, “Jam i vogël”, dëgjohen të thërrasin protestuesit, sipas pamjeve të kamerave të sigurisë.

protestues policia dhunon te miturit kamera (4)

protestues policia dhunon te miturit kamera (3)

Screenshot 2026-10-19 195100

protestues policia dhunon te miturit kamera (2)

protestues policia dhunon te miturit kamera (1)

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›