VIDEO/ Tedi Blushi: Konflikti GJKKO-avokatë i stisur për të zvarritur çështjen e Metës! Proces politik, persekutim i një prej liderëve të opozitës
Seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës në GJKKO është shtyrë. Jashtë gjykatës, përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, akuzoi se konflikti mes gjykatës dhe avokatëve është i stisur për të zvarritur procesin ndaj Metës.
Blushi e cilësoi çështjen një proces politik, me qëllim persekutimin e një prej liderëve të opozitës, ndërsa pretendoi se trupi gjykues ka marrë vendime kontradiktore lidhur me zhvillimin e seancave në praninë ose jo të avokatit.
Tedi Blushi: Është stisur vetëm për të zvarritur proceset gjyqësore e zotit Meta vetëm për ta mbajtur në persekutim politik. Është iu njëjti trupi gjykues nga data 1 shtator 2026 kur hyri në fuqi rregullorja famoze e Edi Ramës, i njëjti trupi gjykues ka marrë vendime që kundërshtojnë njëri tjetrin. Po ky trup gjykues që në seancën e parafundit, mori vendimin se seanca duhet të vijojë pa patur avokat zoti Meta. Po trup gjykues që sot vensosi që nuk ka seancë gjyqësore pa praninë e avokatit.
Është e qartë që kemi të bëjmë me procese kriminale, politike. Pasojat nuk po i vuan vetëm Meta. Zoti Meta nuk është shkaktar i këtij konflikti. Ka shprehur qëndrimin që ky proces të vijojë pa patur avokat. Sepse ky është një proces politik, mjafton të kujtojmë rrëmbimin mafioz. Nuk ka asnjë akuzë. Fakti që proceset ndaj hermetizohen, bunkerizohen, ju ndëshkojnë dhe ju. Kemi të bëjmë me një proces politik që ka qëllim vijimin e persekutimit të një prej liderëve të opozitës shqiptare.