E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Zjarret pushtojnë Spanjën, momenti kur një person i shpëton mrekullisht flakëve

Pamjet dramatike janë publikuar nga Spanja, të cilat tregojnë një burrë duke i shpëtuar një zjarri në Tábara, në veriperëndim të vendit.

Martin Arjona kishte gërmuar një llogore për të ndaluar zjarrin që të arrinte në tokat e tij kur flakët e rrethuan atë. Fatmirësisht ai mundi të shpëtonte, ndërsa është dërguar në spital me djegie të rënda.

E gjithë Europa është “pushtuar” nga temperatura ekstremisht të larta, ndërsa zjarret po djegin sipërfaqe të tëra toke në Spanjë, Francë e Portugali./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›