E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulm me armë ndaj një lokali në Paris, një person humb jetën dhe katër të tjerë plagosen

Të paktën një person ka humbur jetën pasi persona të armatosur ndërmorrën një sulm ndaj një lokali  shisha në kryeqytetin paris të franës.

Incidenti ndodhi rreth orës 21:35 të së hënës në rrugën Popincourt e cila është pranë sheshit të famshëm Place de La Bastille. Si pasojë e të shtënave, katër persona janë plagosur. Hetuesit thonë se motive i incidentit mund të jetë larje hesapesh mes bandash rivale. 

Dëshmitarët thanë për mediat locale se ishin dy perënson që kishin ndërmarrë sulmin. Sipas një zyrtari të policisë locale. Agresorët dolën nga makina dhe filluan të qëllonin ndaj presoanve të ulur në tarracën e lokalit.  Policia ndërkohë ka ndaluar njërin prej autorëve të dyshuar ndërsa ka ndërmarrë një oerpacion për të gjetur agresorin tjetër.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›