E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Incident në termocentralin bërthamor në Ukrainë, viktima dhe ushtarë rusë të plagosur

Disa persona vdiqën dhe të paktën nëntë ushtarë rusë u plagosën në një incident të pashpjegueshëm në një termocentral bërthamor në Ukrainën qendrore.

Kryebashkiaku i qytetit Enerhodar, Dmytro Orlov, i cili nuk ndodhet në qytetin e pushtuar nga Rusia, tha se trupat ruse u dërguan urgjentisht në spitalin e qytetit me plagë të shumta në trup.

“Ka edhe të vdekur, por për momentin nuk mund të japim numrin e saktë të tyre”, tha ai.

Nuk ka asnjë reagim nga pala ruse për atë që ka ndodhur. Rusët pushtuan Enerhodarin dhe termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në fillim të marsit./ CNN

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›