E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEOLAJM/ E reja e përlotur: Në punë futen njerëz pa asnjë dije dhe të korruptuar! S’mund të jetoj në këtë vend për shkak të qeverisë, s’i pranojnë gabimet e tyre

Një nxënëse e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë ka shprehur me lot në sy shqetësimin për të ardhmen e saj në Shqipëri, duke deklaruar se nuk ndihet e sigurt për mundësitë që e presin pas përfundimit të studimeve.

e-reja-690x450

E përlotur, ajo thotë se po mendon që të vazhdojë studimet jashtë vendit, edhe pse kjo do të sillte një barrë të konsiderueshme financiare për familjen. Sipas saj, të rinjtë e kanë të vështirë të gjejnë një vend pune, për shkak se përfitojnë njerëzit pa dije dhe të korruptuar.

Mes të tjerash e reja thotë se ndihet e pasigurtë për shkak të qeverisë Rama, ndërsa shton se pushtetarët nuk i pranojnë gabimet që kanë.

“Jam nxënëse në gjimnazin “Qemal Stafa”. Unë personalisht nuk jam e sigurt ta vazhdoj jetën time në Shqipëri. Po i detyroj prindërit nga ana monetare që të vazhdoj shkollën jashtë Shqipërisë sepse nuk e kam të sigurt vendin e punës këtu. Nuk jam e sigurt të gjej vend punë sepse në Shqipëri futen në punë njerëz të korruptuar. Nuk kanë asnjë dije. S’mundem të jetoj në këtë vend për shkak të qeverisë që është tani në pushtet. Ata nuk pranojnë dot gabimet e tyre, ata nuk kanë fytyrë të pranojnë gabimet e tyre.”, tha e përlotur e reja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›