E Diel, 1 Nëntor 2026

“Të bashkuar, kemi për të fituar” – Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, studentët e mjekësisë marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e protestës

Studentët e mjekësisë kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në mbështetje të protestës që vijon prej më shumë se një javë kundër Edi Ramës.

studentet e mjekesise

Të rinjtë, teksa marshojnë, iu bëjnë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen revoltës së tyre, dhe të kërkojnë largimin e kryeministrit.

“Bashkohuni me ne”, “Studentët e bashkuar kanë për të fituar” – janë thirrjet e të rinjve së bashku ndërsa ecin nëpër rrugët e Tiranës.

Kujtojmë që të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit, dhe kanë refuzuar thirrjet e tij për dialog.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›