E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEOLAJM/ Protestuesit i vendosën flakët komisariatit nr.3, Policët i qëllojnë me fishekzjarrë nga dritarja

Tensionet kanë vijuar në Tiranë, ku pas hedhjes së molotovëve dhe përfshirjes nga flakët të katit të parë të Komisariatit nr. 3, efektivët e Policisë janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me fishekzjarrë nga dritaret e godinës.

Siç shihet në pamjet filmike, të rinjtë protestues janë përballur me kundërpërgjigjen e efektivëve gjatë incidenteve pranë komisariatit.

Kujtojmë se, pasi u larguan nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt rrugës “Mine Peza”, ku ndodhet Komisariati nr. 3.

Gjatë kalimit pranë godinës, disa prej tyre hodhën molotovë në katin e parë të komisariatit, duke shkaktuar zjarr. Për shuarjen e flakëve ndërhynë edhe forcat zjarrfikëse.

Screenshot 2026-10-18 181315

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›