VIDEO/ Protestuesit u rikthyen sërish pranë Kryeministrisë, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës dhe ujë! RENEA rrethon godinën e Qeverisë
Protestuesit janë rikthyer sërish në zonën pranë Kryeministrisë, pas marshimit në disa rrugë të Tiranës, ku pati edhe përplasje me efektivët e Policisë.
Me rikthimin e turmës para godinës së qeverisë, policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë.

Ndërkohë, forcat speciale RENEA kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë, teksa situata vijon të jetë e tensionuar.



