VILNIUS – Lituania raporton shkelje të hapësirës ajrore nga avionët rusë

VILNIUS, 3 korrik /ATSH-DPA/- Lituania raportoi sot një shkelje të hapësirës së saj ajrore nga një avion rus.
Avioni i paspecifikuar i linjës ajrore ruse “Pobeda” hyri pa autorizim në hapësirën ajrore të Lituanisë mbrëmjen e 30 qershorit dhe qëndroi atje për rreth një minutë”, njoftoi Ministria e Jashtme në Vilnius.
Ministria deklaroi se përfaqësues nga ambasada ruse u thirrën dhe iu dorëzua një notë, ku kërkohej një shpjegim – dhe masat e nevojshme për të parandaluar incidentet e ardhshme.
Sipas informacionit të dhënë, avioni ka shkelur hapësirën ajrore mbi Detin Baltik gjatë rrugës nga Moska për në enklavën ruse të Kaliningradit, e cila kufizohet me Lituaninë.
Bashkimi Evropian ka mbyllur hapësirën e tij ajrore për avionët rusë në përgjigje të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. //a.i/